Përfundon intervistimi i nënkryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut dhe sipas avokatit Artan Qerkini, ish-komandantit rajonal të UÇK-së i është konfiskuar telefoni.
Qerkini ka konfirmuar se Lushtakut i është konfiskuar telefoni, në kundërshtim me ligjin.
“Sami Lushtaku nuk e ka statusin e të dyshuarit, prandaj atij i është cenuar privatësia pasi i është marrë telefoni”, ka deklaruar Qerkini, sipas të cilit, nuk ka pasur asnjë paralajmërim për arrestim.
Ai theksoi edhe një herë se Lushtaku nuk është i dyshuar, ndërsa tha se do të paraqesin të gjitha mjetet juridike pranë Dhomave të Specializuara.
Specialja ndalon Sami Lushtakun, dërgohet në Zyrat e EULEX-it
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për Zonën e Drenicës, Sami Lushtaku është ndaluar nga Policia e Gjykatës Speciale dhe para pak minutash është dërguar te zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë.
Lajmin për RTKlive e kanë konfirmuar edhe familjarë të tij, të cilët nuk e dinë edhe arsyen e ndaljes.
Kujtojmë se ditë më parë, Prokuroria e Specializuar ka bastisur shtëpinë e komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit dhe ka konfiskuar telefonin e Hajredin Kuçit.
Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…
Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…
Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…
Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…