Categories: kosovësport

Pas eliminimit nga Euro 2020, Babai i Granit Xhakës letër të hapur djalit të tij dhe kombëtares zvicerane

Pas eliminimit nga Kampionati Europian, babai i Granit Xhakës ka shkruar një letër publike drejtuar djalit dhe përfaqësueses së Zvicrës.

  1. Ragip Xhaka (57 vjeç), me krenari flet për kombëtaren dhe kapitenin, djalin e tij, Granitin. Ja letra publike e babait të Xhakës botuar në “SonntagsBlick”.

“I dashur Granit, e dashur Nati (kombëtare e Zvicrës),Vështirë se mund ta imagjinoni se si kam vuajtur. Në Romë unë ju mbështeta duke qenë vetë aty, ndërsa ndeshjet e tjera i pashë në TV nga Zvicra. Dhe të gjithë ishin të lumtur që ju panë kudo.

Të lidhura

None found

Nuk ishte gjithmonë e lehtë pas dy ndeshjeve të para dhe kritikave që pasuan. Por ju si ekip nuk e latë veten aspak të dëshpëroheni dhe u ngritët përsëri pas kritikave. Për mua është diçka shumë e bukur të shoh se si e bëtë vendin (Zvicrën) për vete në javët e fundit.

Sigurisht që edhe unë mërzitesha kur mediat kritikonin Granitin për ngjyrosjen e flokëve. Është normale të mbrosh djalin tënd. Por, kur pashë të gjithë ekipin të unifikuar kundër Francës, kjo thjesht më bëri shumë krenar. Çfarë kolektivi, çfarë uniteti! Nga jashtë, unë admiroj mënyrën se si trajneri Vladimir Petkovic ka gjetur kontaktin me ekipin. Kur shoh Granitin, unë nganjëherë pothuaj qaj. Unë jam babai i tij, shoku i tij dhe mbështetësi i tij që në moshë të vogël. Dhe, si me Taulantin, lidhja jonë është jashtëzakonisht e ngushtë. Mund të them se kur flasin dy vëllezërit ka dhe mospajtime. Flitet me gjuhë të thjeshtë për gabimet në futboll. Pa mashtrim, ata gjithashtu trajtojnë njëri-tjetrin në mënyrë kritike.

Taulanti nuk e fsheh mendimin nëse nuk i pëlqen diçka që ka bërë Graniti. Mama Eli është gjithashtu shumë e rëndësishme për të dy. Ajo është një mbështetje e jashtëzakonshme në familje dhe kur të dy kanë nevojë për këshilla njerëzore, është gjithmonë pranë tyre. Në përgjithësi, muajt dhe vitet e fundit kanë qenë shumë të këndshme për ne si prindër. Graniti tani ka dy vajza, Taulanti gjithashtu ka një djalë të vogël. Është një kapitull i ri në jetën tonë, me nipërit dhe mbesat.

Është diçka që na përmbush kur shohim fëmijët tanë si baballarë tani. Dhe kur të shohësh sa me dashuri i trajtojnë ata fëmijët e tyre, të kënaqet zemra. A e dija gjithmonë që Graniti ishte një lider? Ajo që e dija gjithmonë është se djali im ec përpara. Se ai nuk largohet nga asgjë dhe nuk ka frikë. Por mënyra se si ai i drejtonte lojtarët e tjerë kundër Francës ishte një dimension i ri.

Mënyra se si ai mori gjithçka mbi vete dhe në të njëjtën kohë inkurajoi të tjerët të shkonin përtej kufijve të tyre ishte diçka thjesht madhështore. Ishte dëm, natyrisht, që Granit humbi ndeshjen kundër Spanjës. Por kjo tregon karakterin e tij, se si ai sillet. Kjo nuk ishte temë as për një sekondë më. Pasi të ketë ndodhur diçka, Graniti e pranon, nuk merret me të dhe shikon përpara. Pa diskutim. I dashur Granit, të dashur lojtarë! Unë jam thjesht krenar me Ju!”

të fundit

“Rama jepe dorëheqjen”- Sot dita e 50-të e rezistencës qytetare për rrëzimin e qeverisë dhe kundër klasës së vjetër politike: Ju erdhi fundi, nuk dorëzohemi!

Rezistenca qytetare hyn sot në ditën e 50-të të saj, duke shënuar një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë pluraliste…

6 minutes ago

Andrew dhe Tristan Tate ndalohen në Miami, përballen me kërkesën britanike për ekstradim

Andrew dhe Tristan Tate, dy influencues të njohur në rrjetet sociale, janë arrestuar në Miami nga Marshallët amerikanë, pas kërkesës…

17 minutes ago

VIDEO/ US Bombs Iran for Eighth Consecutive Night/ Khamenei: They Will Learn an Unforgettable Lesson

Ushtria amerikane ka përfunduar natën e tetë radhazi të sulmeve ajrore kundër objekteve bregdetare iraniane të mbikëqyrjes, mbrojtjes ajrore dhe…

27 minutes ago

Journalist Enrik Mehmeti, who tragically died in an accident, to be honoured at the “Petro Marko” Theatre in Vlora

Gazetari i News24, Enrik Mehmeti, u shua në moshën 40-vjeçare në një aksident tragjik me motor në plazhin e Porto-Novës…

27 minutes ago

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë Iranin në natën e tetë radhazi/ Khamenei: Ata do të mësojnë një mësim të paharrueshëm

Ushtria amerikane ka përfunduar natën e tetë radhazi të sulmeve ajrore kundër objekteve bregdetare iraniane të mbikëqyrjes, mbrojtjes ajrore dhe…

32 minutes ago

Mbape dhe Bellingham shkruajnë historinë në Botërorin 2026

Kylian Mbape, zhvilloi një Botëror të jashtëzakonshëm, duke shënuar plot 10 gola, rekordi më i mirë në një edicion të…

50 minutes ago