Categories: kosovë

Pas certifikimit të rezultateve, cilët janë hapat e radhës? Zejnulla Jakupi shpjegon procedurat dhe mundësinë e bllokadës

Me përmbylljen e certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendi hyn në etapën vendimtare të ngritjes së institucioneve të reja. Në qendër të zhvillimeve tashmë janë konstituimi i Kuvendit, përzgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, si edhe krijimi i Qeverisë së re.

Të lidhura

None found

Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse subjektet politike do të gjejnë gjuhë të përbashkët brenda afateve ligjore, apo nëse vendi mund të rrëshqasë drejt një ngërçi institucional.

Për atë që pritet të ndodhë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, analisti politik Zejnulla Jakupi ka folur në një prononcim për “Bota sot”.

Ai sqaroi fillimisht se tashmë ka nisur faza kushtetuese për ngritjen e institucioneve dhe renditi procedurat kryesore që pasojnë.

“Pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nis faza kushtetuese për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës. Certifikimi i rezultateve i hap rrugë Presidentes që të ndërmarrë hapat për konstituimin e Kuvendit dhe më pas për formimin e Qeverisë.

Hapat kryesorë janë: thirrja e seancës konstituive të Kuvendit – Presidentja duhet ta thërrasë mbledhjen e parë të Kuvendit brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve. Në këtë seancë deputetët bëjnë betimin dhe zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Mandatimi për formimin e Qeverisë do të bëhet pas konstituimit të Kuvendit, ndërsa presidentja mandaton kandidatin për kryeministër, zakonisht nga partia ose koalicioni që ka fituar më së shumti ulëse dhe ka mundësi të sigurojë shumicën parlamentare. Kandidati duhet ta paraqesë kabinetin qeveritar dhe programin për votim në Kuvend”, deklaroi ai.

Më tej, Jakupi foli edhe për skenarin kur mungon marrëveshja politike dhe nuk arrihen votat e nevojshme për krijimin e Qeverisë.

“Për votimin e Qeverisë nevojiten të paktën 61 vota nga 120 deputetët. Çfarë ndodh nëse nuk ka marrëveshje politike?

Ligji dhe Kushtetuta parashohin procedura, por jo gjithmonë afate të shkurtra që e detyrojnë zgjidhjen politike. Në praktikë, nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet (p.sh. nuk zgjidhet kryetari), procesi mund të mbetet i bllokuar derisa partitë të arrijnë kompromis; nëse kandidati për kryeministër nuk siguron shumicën, mund të ndiqen procedura të tjera kushtetuese për mandatim, sipas interpretimit të Kushtetutës dhe praktikës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës; nëse asnjë shumicë nuk mund të krijohet, një nga zgjidhjet përfundimtare mund të jetë shpallja e zgjedhjeve të reja, sipas procedurave kushtetuese.”

Analisti theksoi gjithashtu se ngritja e institucioneve lidhet drejtpërdrejt me sigurimin e shumicës parlamentare dhe se ligji, në vetvete, nuk e zhbllokon domosdoshmërisht procesin.

Në këtë kontekst, ai nënvizoi nevojën për një marrëveshje më të gjerë politike, duke kujtuar se për zgjedhjen e presidentit ose presidentes duhen 81 vota.

“Pra, procesi nuk zhbllokohet automatikisht nga ligji në mungesë të një marrëveshjeje politike. Mekanizmat kushtetues ofrojnë hapa proceduralë, por formimi i institucioneve në fund varet nga sigurimi i shumicës parlamentare dhe, në rast mosmarrëveshjesh, edhe nga interpretimet e Gjykatës Kushtetuese.

Duhet gjithsesi të arrihet një marrëveshje – një pajtim – që presidentja ose presidenti të zgjidhet nga shumica parlamentare me 81 vota, duke zgjedhur një kandidat ose kandidate jopolitike”, përfundoi Zejnulla Jakupi për “Bota sot”.

të fundit

Kushtetuesja i përgjigjet raportit të Avokaturës: Praktika është përshtatur me standardet e Strasburgut

Gjykata Kushtetuese ka reaguar ndaj Raportit të Avokaturës së Shtetit për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat…

2 minutes ago

Princ Leka bëhet me djalë! Blerta Celibashi sjell në jetë Aleksandrin

Një lajm i bukur ka ardhur për familjen mbretërore shqiptare. Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, janë bërë…

5 minutes ago

Misioni në Gaza, Nufi : Shqipëria do të nisë oficerë shtabi

Shqipëria do të angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga…

9 minutes ago

Barcelona siguron 210 milionë euro hua, në plan Alvarez, Cancelo dhe Adeyemi

Barcelona ka siguruar një kredi në vlerë prej 210 milionë eurosh për të financuar merkaton e verës dhe për të…

15 minutes ago

Kuvendi i RMV-së përkujton viktimat e Srebrenicës, Gashi: “Ta mbajmë në kujtesë që të mos përsëritet më kurrë”

Srebrenica përfaqëson një vulë të përhershme dhe të errët në ndërgjegjen e të gjithë njerëzimit, tha Kryetari i Kuvendit, Afrim…

23 minutes ago

Andin Hoti krijon grup punues për programin e mbrojtjes së konsumatorëve të cenueshëm

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka themeluar grupin punues për hartimin e programit për…

24 minutes ago