kosovë

Parregullsi në matien e energjisë elektrike, Kosova paralajmëron gjoba për kompanitë përgjegjëse

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka paralajmëruar gjoba ndaj Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), si pronare dhe shfrytëzuese e njehsorëve elektrikë, pasi gjeti parregullsi në disa prej tyre.

MINTI tha se është bërë verifikimi i parë i njehsorëve, pas themelimit të komisionit ad hoc për verifikim, dhe është vërtetuar se njehsorët kanë qenë me afat të skaduar të vlefshmërisë, ka pasur devijime me orë dhe ditë, por “matja e energjisë elektrike kanë rezultuar të jetë në rregull dhe pa ndikim në saktësinë e konsumit të regjistruar”.

Të lidhura

None found

Verifikimi laboratorik u bë në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës, që funksionon në kuadër të MINTI-t.

“Me të marrë raportin e gjetjeve, MINTI do të kërkojë zyrtarisht nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për marrjen e masave konform devijimeve të konstatuara”, tha MINTI.

Ndërkaq, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut – që po ashtu funksionon në kuadër të MINTI-t – “do të shqiptojë gjoba ndëshkimore ndaj KEDS-it, si pronar dhe shfrytëzues i njehsorëve, për çdo gjetje që lidhet me afatin e skaduar të vlefshmërisë së njehsorëve”, u tha në njoftim.

MINTI tha se verifikimet e njehsorëve do të vazhdojnë, teksa komisioni ad hoc veçse ka tërhequr njehsorë elektrikë me orë tarifore të pasaktë.

Ora që shfaqet në njehsorët elektrikë të konsumatorëve në Kosovë është me rëndësi, pasi çmimi i rrymës është i ndryshëm, varësisht se kur shpenzohet.

Në Kosovë ekziston tarifa e lartë gjatë ditës, dhe tarifa e ulët gjatë natës. Kjo e fundit, në dimër aplikohet në periudhën kohore 22:00 – 07:00, ndërsa verës gjatë orëve 23:00 – 08:00.

Sipas tarifave aktuale, konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë (këh) paguajnë 9.05 centë për kilovat, ndërsa 15.43 centë nëse e tejkalojnë këtë prag.

Gjatë tarifës së ulët, konsumatorët e paguajnë 3.88 centë kilovatin, ndërsa 7.28 centë nëse e tejkalojnë shifrën prej 800 kilovatësh.

Shqetësimet për devijime në njehsorë fillimisht u ngritën nga subjekti opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe media lokale, Nacionale, që publikuan gjetjet e hulumtimeve të tyre – rreth 2 mijë mostra në total – për mospërputhjet mes orës në njehsorët e rrymës me orën lokale.

LDK-ja pretendon se qytetarët janë dëmtuar nga “një skemë e madhe mashtrimi”, meqë ata mund të kenë besuar se e kanë shpenzuar energjinë në orët kur zbatohet tarifa e ulët, por me dallimet në kohë ata kanë shpenzuar shumë më tepër.

Ndërkaq, KEDS-i gjatë një konference për media më 1 prill tha se mospërputhjet janë çështje teknike dhe jo manipulim. Sipas kompanisë për shpërndarjen e energjisë, nëse kalimi në tarifë është bërë me disa minuta vonesë, atëherë edhe ka përfunduar më vonë – por, në rast të identifikimit të pasaktësive jashtë normave të lejuara, “qytetarët do të kompensohen deri në centin e fundit”.

ZRRE, ndërkaq, është zotuar se do të marrë masa në rast të konstatimit të gabimeve në funksionimin e njehsorëve elektrikë.

Debati për parregullsitë në njehsorë elektrikë vjen në kohën kur ZRRE-ja pritet që më 1 maj të shpallë tarifat e reja, që vlejnë deri më 31 mars. Shpallja e tyre ishte paraparë të bëhej më 1 prill, por u shty.

Disa operatorë energjetikë kanë kërkuar rritje të tarifave prej 20 për qind, por ende nuk është marrë ndonjë vendim./REL

Tags: gjobakosova

të fundit

Vinicius kërkon kontratë të nivelit të Mbappés, zbulohen kushtet e tij për Real Madridin

E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në “Santiago Bernabeu”,…

2 minutes ago

Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme, 4 Gusht 2026

Dashi Dite shume e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni…

6 minutes ago

Tragic Accident on Lezhë–Milot Road, One Person Feared Dead

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Shënkollit. Sipas informacioneve…

8 minutes ago

He Will Oversee 18 Intelligence Agencies! Jay Clayton Sworn In as U.S. Director of National Intelligence

Jay Clayton u betua sot si Drejtori i ri i Inteligjencës Kombëtare (DNI) të SHBA-së, pas një seance të stuhishme…

8 minutes ago

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, dyshohet për një të vdekur

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Shënkollit. Sipas informacioneve…

19 minutes ago

Brentford thyen rekordin me 48 milionë euro për lojtarin që u ble 1.7 milionë vetëm dy vjet më parë

Brentford ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit malian Mamadou Sangare nga Lens, duke vendosur një rekord të ri në historinë e…

20 minutes ago