Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e paraburgimit ndaj disa të pandehurve që dyshohen për shpëlarje parash, krim të organizuar dhe vepra të tjera penale.
None found
Vendimi është nxjerrë me aktvendimin e 3 korrikut 2026, pasi gjyqtari i procedurës paraprake, Vesel Ismaili, shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga Prokuroria Speciale.
Paraburgimi është caktuar për Faruk Mazrek, Fariz Mazrek, Skender Kelmendi, Nisret Bajraktari, Dashnim Miftari, Adem Morina, Muhamet Mazrek, Naser Morina dhe Gazmend Quni.
Sipas dyshimeve, ata përballen me akuza që lidhen me shpëlarje parash, pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, kontrabandim mallrash, shmangie nga tatimi, mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve, si edhe falsifikim të parasë, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ligjeve përkatëse.
Aktvendimi pasoi seancën dëgjimore të zhvilluar më 3 korrik 2026, ndërsa kërkesa e Prokurorisë Speciale ishte dorëzuar dy ditë më herët, më 1 korrik 2026.
Rasti konsiderohet një ndër hetimet më të mëdha që po zhvillon Prokuroria Speciale, me dyshime që përfshijnë veprimtari të krimit të organizuar dhe pastrim parash.
Mes pasigurisë që ka rrethuar të ardhmen e kontigjentit amerikan në Kosovë mbetet e pasigurt, në kuadër të rishikimit të…
Mbrojtësi Lumbardh Dellova do ti mungojë Amedsporit edhe për ndeshjen e radhës në kampionat, ndërsa sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi…
Miley Cyrus dhe Maxx Morando u martuan në një ceremoni intime në Palm Springs, por në vend që të flitej…
Real Madridi mund të ketë dy mungesa të rëndësishme në ndeshjen e nesërme ndaj PSV Eindhovenit në Ligën e Kampionëve.Sipas…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë sot me detaje rreth hartimit të Ligjit për Specialen. Në ceremoninë e 27-vjetorit…
Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të…