Categories: kosovë

Pandemia në Kosovë nuk kurseu as mjekë e infermierë: 28 të vdekur e mbi 3 mijë të infektuar

Për një vit rresht, brenda një dita qindra pacientë me covid-19  i trajtuan vetëm në një klinikë. Shërimi i të tjerët ishte dhe mbetet qëllimi kryesor i mjekëve në këtë luftë që po vazhdon.

Punëtorët shëndetësor nuk shpëtuan pa u prekur nga pandemia Covid-19. Që nga 13 marsi i vitit të kaluar deri tani, u infektun 1 mijë e 400 mjekë me covid-19, ku 18 prej tyre kanë humbur jeten si pasojë e infektimit me Covid-19.

Ndërsa, janë rreth 1 mijë e 650 infermierë që janë prekur me Covid 19, ku 10 prej tyre kanë vdekur.

Të gjithë punëtorët shëndetësor janë përballur me vështirësi të ndryshe përgjatë këtij viti në luftë me pandeminë.

Në një përgjigje për lajmi.net, Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se vështirësitë më të mëdha ishin në fillim të kësaj pandemie.

“Në fillim vështirësite kryesore me të cilat janë perballë kolegët tonë kanë qenë pikëpyetjet e shumta rreth visrusit, protokolet terapeutike si dhe mungesat e shumta në mjete mbrojtese dhe aparaturë adekuate. Tani koleget tonë janë duke u përballur me lodhjen fizike dhe psiqike”, kanë thënë nga OMK.

Ndërkaq, edhe infermierët vazhdojnë të ketë barrë të madhe në luftimin e Covid-19.

Vështirësi janë paraqitur edhe në punën e infermierëve në gjithë territorin e Kosovës.

“Sa i përket vështirësive, ato janë të shumëta. Në fillim të pandemisë problem ishte qasja dhe frika në raport me një virus shumë të panjohur. Pastaj, mungesa e kushteve shpeshherē më elementare për punë, kufizonte mundësitë për trajtimin më të mirë mjekësor ndaj pacientëve. Po ashtu, numri i vogël i stafit infermieror në raport me kërkesat për shërbime, sidomos në klinikat ku trajtohen pacientët me Covid ishte problem në vete. Pastaj rrezikshmerija ishte e lartë nga infektimi kurse stimulimi për Infermierët që kanë rrezikuar edhe shëndetin e tyre dhe të familjarëve të tyre, ka qenë minimal”, thuhet në përgjigjen e Odës së Inerfierëve të Kosovës për lajmi.net.

Ndërkaq, lajmi.net ka realizuar dokumentarin “Mes jetës dhe vdekjes, goditja e fuqishme trazuese që s’po merr fund”, ku ka përmbledhur një vit pandemic në Kosovës, përmes rrëfimeve të veçanta nga personazhe të sferave të ndryshme, që në ndonjë formë u përballën me virusin Covid-19.

të fundit

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

42 minutes ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

1 hour ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

2 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

2 hours ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

2 hours ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

3 hours ago