Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike, së bashku me organizatat Pishtarët, EcoZ dhe Gjethi, i janë drejtuar me padi Gjykatës Administrative në Prishtinë kundër Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor (MMPH). Padia kundërshton vazhdimin e lejeve mjedisore për hidrocentralet Deçani dhe Belaja, të publikuara më 16 qershor.
None found
Sipas njoftimit të Qendrës për Raste Gjyqësore, çështja nuk kufizohet vetëm te dy lejet mjedisore, por prek mënyrën se si institucionet marrin vendime dhe nëse në këtë proces është dëgjuar zëri i qytetarëve.
Organizatat kërkojnë nga gjykata shfuqizimin e lejeve mjedisore për HC Deçani dhe HC Belaja, si edhe kthimin e procedurës në fazën e diskutimit publik. Ato kërkojnë që Ministria të organizojë një konsultim të ri publik, të sigurojë me kohë qasje në të gjitha dokumentet dhe informacionet relevante, si dhe të arsyetojë se në çfarë mënyre janë shqyrtuar komentet dhe provat e paraqitura nga qytetarët para marrjes së vendimit.
Në komunikatë thuhet se qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar prej vitesh të drejtën e publikut për pjesëmarrje në procedurat që lidhen me lejet mjedisore. Sipas tyre, kërkesa u ngrit pas lëshimit të lejeve për hidrocentralet në Lumbardh të Deçanit në vitin 2020 dhe ishte mbështetur në atë kohë edhe nga ministrja aktuale e Mjedisit, fillimisht si deputete dhe më pas si kryesuese e Komisionit Parlamentar për Mjedis.
Organizatat theksojnë se, në bazë të Udhëzimit Administrativ të vitit 2025 për Lejet Mjedisore, duhej të zhvillohej diskutim publik për lejet e hidrocentraleve në Deçan.
Sipas reagimit të tyre, organizatat dhe aktivistët kanë dorëzuar komente, analiza teknike dhe prova që ngrenë shqetësime serioze për procedurën, duke u mbështetur në këtë të drejtë. Ato pretendojnë se publikut nuk i është ofruar në kohë qasje në dokumentet dhe informacionet e rëndësishme, çka ka pamundësuar pjesëmarrje të plotë dhe të informuar. Organizatat thonë se Ministria, ndonëse ishte në dijeni se procesi nuk po zhvillohej sipas ligjit, vazhdoi me lëshimin e lejeve mjedisore për HC Deçani dhe HC Belaja, pa iu përgjigjur dhe pa i marrë parasysh komentet dhe provat e paraqitura nga publiku.
Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike funksionon si platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike Politike (GLPS).
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka njoftuar se është takuar me homologun e tij serb, Marko Gjuriq, në…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti sot në takim ambasadorin jo-rezident të Republikës së Irlandës për Kosovën,…
Shtetasi kosovar, Osman Selmani, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare Mutivodë kishte qenë duke u kthyer…
Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga Ilir Beqaj, me të cilat ish-ministri kundërshton akuzën…
Si pasojë e sulmeve amerikane në Iran që prej 22 qershorit, kanë humbur jetën 38 persona, ndërsa numri i të…
Një oficer i Policisë së Shtetit është përfshirë në një konflikt fizik gjatë natës në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth…