Categories: kosovë

Pacolli reagon pas sulmit ndaj familjes Berisha në Zveçan: Rikthimi i qytetarëve do të vazhdojë

Fitore Pacolli, ministre në detyrë, ka reaguar duke dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan. Ajo e ka përshkruar ngjarjen si një veprim të papranueshëm, që ka për qëllim të përhapë frikë dhe pasiguri mes familjeve shqiptare që po kthehen në pronat e tyre.

Të lidhura

None found

Sipas Pacollit, familja Berisha përfiton nga projekti i Qeverisë së Republikës së Kosovës për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive. Ajo tha se sulme të tilla synojnë të pengojnë zbatimin e politikave shtetërore, të cilat u garantojnë qytetarëve të drejtën për t’u rikthyer dhe për të jetuar në pronat e tyre.

Ministrja në detyrë theksoi se asnjë akt barbar nuk do ta ndalojë kthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre në veri. Sipas saj, këto sulme qyqare nuk do të arrijnë të ndërpresin as rikthimin e familjeve dhe as realizimin e projektit.

Pacolli bëri të ditur se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të vijojë me përkushtim zbatimin e këtij programi në çdo pjesë të Republikës së Kosovës.

Në fund, ajo u bëri thirrje organeve kompetente që rasti të zbardhet sa më shpejt, ndërsa autorët e sulmit të identifikohen dhe të përballen me drejtësinë.

të fundit

Mujanović: New Mass Graves in Kosovo Testify to the Consequences of Milošević’s Crimes

Politologu për politikën e Evropës Juglindore, Jasmin Mujanoviq, ka reaguar pas zbulimit të dy varrezave të reja masive nga lufta…

2 seconds ago

Your ex took away your shine” — Is Olsi Bylyku still thinking about Egli Tako? “Since she broke up…

Olsi Bylyku ka paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “EX”. Përmes një videoje të publikuar në…

58 seconds ago

Iran Hangs Two Men Accused of Spying for Israel as Executions Continue to Rise

Irani ka ekzekutuar me varje dy burra, të cilët i akuzoi për spiunazh në favor të Izraelit, ndërsa vala e…

1 minute ago

Lamallari: Delvinë and Finiq Wildfires Being Tackled from the Ground and Air, Three Helicopters Deployed

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, bëri me dije se operacioni për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë disa zona të…

2 minutes ago

Did Denisa Cheat on Him? Kozaku Reacts to Viral Video: Every Woman Has Done Her Own Things…

Personazhi i rrjeteve sociale, Kozaku, ka thyer heshtjen përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë (live) në TikTok, ku i ka dhënë…

2 minutes ago

Aksident fatal në Ksamil, 20-vjeçari ndërron jetë pas përplasjes me furgon

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Ksamil, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”. Sipas…

2 minutes ago