Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka vlerësuar si të domosdoshme mbështetjen e prodhimit vendor dhe përafrimin e bizneseve të Kosovës me kërkesat e reja mjedisore të tregut evropian.
Pas pjesëmarrjes në hapjen e Javës së Biznesit Kosovar 2026, ajo bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se ministritë po punojnë për reforma që synojnë mbrojtjen e prodhuesve vendorë, nxitjen e investimeve dhe hapjen e mundësive të reja ekonomike.
None found
Sipas Pacollit, ekonomia qarkore, teknologjitë e pastra dhe përdorimi i qëndrueshëm i resurseve përbëjnë disa nga fushat kryesore ku bizneset mund të zhvillohen.
“Tranzicioni i gjelbër nuk duhet të jetë pengesë për bizneset, por mundësi për zhvillim dhe konkurrueshmëri”, ka shkruar Pacolli.
Ministrja ka deklaruar se do të angazhohen së bashku për të krijuar kushtet e nevojshme që bizneset prodhuese të Kosovës të përballen me sukses me konkurrencën në tregun evropian.
Një dron në mbështetje të Zojës ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”. “Ndize motorin brutal, Zoja”,…
MC Beka ka kritikuar ashpër afërsinë e krijuar mes Bejtës dhe Kledjes në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”,…
MC Beka, ish-banor i Big Brother Vip Kosova, ka analizuar lojën e banorëve të shtëpisë së edicionit aktual, të 5-tit…
Banorja e shtëpisë më të famshme në vend, Anjeza, i është drejtuar menaxherit të Sharrit. Në BBVK5, ajo tha se…
Marrëdhënia mes Antonetës dhe Nichit, të cilët kanë shfaqur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin, po kalon një periudhë të vështirë. Raporti…
Qytetarët kanë dalë sërish në protestë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Sot bëhen 181 ditë, të rinj, studentë, qytetarë…