Categories: kosovë

Pacolli për vendosjen e laurës në rrugën për në Prevallë: Zgjidhja do të arrihet përmes dialogut, jo protestës

Fitore Pacolli, ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka reaguar ndaj shqetësimeve të banorëve për vendosjen e laurës në rrugën që të çon në Prevallë.

Në një postim të publikuar në Facebook, ajo ka theksuar se nuk do të merret asnjë vendim pa bisedime me banorët dhe palët e interesuara.

Të lidhura

None found

“Të nderuar banorë të Prevallës dhe fshatrave përreth, kam përcjellë shqetësimet e ngritura lidhur me vendosjen e laurës në rrugën për në Prevallë. Dua t’ju siguroj se asnjë vendim nuk do të merret pa dialog me banorët dhe palët e interesit”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka sqaruar se çështja e vendosjes së laurës, si dhe forma e menaxhimit të qarkullimit, do të trajtohen në diskutim të përbashkët me banorët, me synimin që të gjendet një zgjidhje e përshtatshme.

Pacolli është shprehur se nuk ka nevojë për protesta për këtë çështje dhe ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të mbahet një takim me banorët.

Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se aktualisht ndodhet në Arabinë Saudite, ku po përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Ujit.

të fundit

“20 milionë euro për emergjencat”/ Ervin Demo: Shumë shpejt paketë mbështetëse për ata që janë në vijën e parë të zjarreve

Gjatë konferencës për mediat, ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, ka deklaruar se infrastruktura e emergjencave do të përmirësohet falë…

4 minutes ago

Këlliçi nxjerr fotot: Rama i shton luksin zyrës, ndërsa qytetarët mbushin sheshet kundër korrupsionit dhe arrogancës

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar sot luksin që Edi Rama po ia shton vetes në zyrë, ndërkohë që…

5 minutes ago

Çonte bashkëjetuesen drejt prostitucionit me ndihmën e të tjerëve, për gjykim dërgohen 3 shtetas në Berat

Prokuroria e  Beratit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre shtetas, pas zbardhjes së një rasti të dyshuar…

13 minutes ago

6.849 qytetarë të Maqedonisë së Veriut janë të angazhuar me punë në Kroaci

Në Kroaci këtë vit punojnë 6.849 shtetas të Maqedonisë së Veriut, tregojnë të dhënat për lejet e qëndrimit dhe të…

14 minutes ago

Aurelien Tchouameni flet për incidentin me Fede Valverden dhe mohon ta ketë goditur

Mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, ka folur për herë të parë rreth incidentit me Federico Valverden në qendrën stërvitore…

22 minutes ago

Zjarret përfshijnë Spanjën dhe Portugalinë, Greqia ngre alarmin për tym toksik nga flakët

Vatrat e zjarrit në Europën Jugore kanë vijuar të zgjerojnë perimetrin e tyre, duke detyruar mijëra qytetarë të braktisin banesat,…

34 minutes ago