Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka shprehur kritika për mënyrën se si, sipas vlerësimit të saj, po trajtohet çështja e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
None found
Ajo ka shtruar pyetjen se si është e mundur të mbrohen ata në Hagë në një kohë kur institucionet nuk janë funksionale dhe vendi mund të hyjë në proces zgjedhor.
“E qysh po ua merr mendja me i mbrojtë ata në Hagë, pa president e në fushatë zgjedhore?”, ka shkruar Pacolli.
Sipas saj, kundërshtarët politikë po e shfrytëzojnë çështjen e ish-krerëve të UÇK-së për interesa elektorale.
“Kë po dojnë me e mbrojtë kështu? Se ata në Hagë, jo që nuk po i mbrojnë, por po i keqpërdorin për fushatë”, ka deklaruar ajo.
Ministrja ka theksuar se përpjekja për të barazuar fatin politik të një partie me fatin historik të UÇK-së përbën keqpërdorim të luftës për interesa të ngushta partiake.
“Përpjekja për ta barazuar fatin politik të një partie me fatin historik të UÇK-së është keqpërdorim i luftës për interesa të ngushta partiake”, ka shkruar ajo.
Pacolli ka përsëritur qëndrimin e saj kundër Gjykatës Speciale, duke theksuar se ka qenë dhe mbetet kundër saj.
“Ne kemi qenë dhe jemi kundër kësaj Gjykate”, ka theksuar Pacolli.
Si rrugë më të mirë për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë, ajo ka përmendur funksionalizimin e institucioneve të Kosovës dhe bashkëpunimin institucional për mbrojtjen e luftës çlirimtare.
“Mënyra më e mirë për t’i mbrojtur krerët e UÇK-së në Hagë është t’i funksionalizojmë institucionet e Kosovës dhe të punojmë bashkë në mbrojtjen e luftës çlirimtare të Kosovës, e cila ishte e drejtë dhe e pastër”, ka përfunduar ajo.
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…