Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur një lajm pozitiv për natyrën dhe qytetarët, duke njoftuar se Kosova ka siguruar 206.4 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.
None found
Sipas saj, kjo shumë përbëhet nga 180.5 milionë euro nga programet IPA (2026-2027) dhe 25.9 milionë euro nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Nga e gjithë kjo pako financiare, pjesa kryesore është dedikuar për mjedisin, ndërsa 44 milionë euro do të investohen drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor.
Pacolli theksoi se po marrin vlerësim të lartë reformat që nisin nga Pakoja e Madhe e Largimit të Mbeturinave dhe reforma për krijimin e një sistemi të menaxhimit të integruar të mbeturinave, deri te zbatimi i projekteve të bazuara në natyrë për mbrojtjen e shtretërve të lumenjve dhe menaxhimin e vërshimeve.
Ajo u shpreh se miratimi i këtyre fondeve përbën një hap të madh drejt përmirësimit dhe mbrojtjes së mjedisit.
Në fund, u shpreh mirënjohje për Bashkimin Evropian për këtë mbështetje të jashtëzakonshme, duke theksuar se këto investime do të përkthehen në zhvillim të pastër dhe të qëndrueshëm për gjithë vendin.
Komisioni Europian ka prezantuar paketën “Përgatitja për një Bashkim më të madh”, e cila parashikon që integrimi i vendeve të…
Ka nisur protesta e 130 kundër qeverisë edhe sot më 7 tetor. Qytetarët, pasi u mblodhën në Sheshin Skënderbej, kanë…
Sipas një vlerësimi nga Instituti i Sigurisë së IA-së për të Rinj i Common Sense Media, ChatGPT për Adoleshentë i…
Pas miratimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, avokatët Asdren Bytyqi dhe Adrian Ibrahimi…
Investitorë dhe politikëbërës kanë ngritur shqetësime të reja për të ardhmen e inteligjencës artificiale, duke paralajmëruar jo vetëm për një…
Dy prej kishave më të mëdha në Korenë e Jugut po hetojnë sulme kibernetike që mund të kenë ekspozuar të…