Fitore Pacolli, ministre në detyrë e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me mundësinë e ndërhyrjes në resurset ujore dhe në infrastrukturën e sistemit Ibër-Lepenc.
None found
Pacolli e cilësoi qëndrimin e Vuçiqit si thellësisht shqetësues dhe të papranueshëm.
Ajo kujtoi se Konventa e Helsinkit i detyron shtetet të bashkëpunojnë për shfrytëzimin e drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare, të shmangin dëmet përtej kufijve dhe të ruajnë ekosistemet ujore. Sipas saj, resurset e ujit nuk mund të shndërrohen në mjete kërcënimi, presioni ose destabilizimi kundër një shteti tjetër.
Ministrja në detyrë theksoi se Liqeni i Ujmanit dhe sistemi Ibër-Lepenc përbëjnë infrastrukturë kritike strategjike të Republikës së Kosovës. Ajo nënvizoi se ky sistem ka rëndësi jetike për furnizimin me ujë të pijshëm të qindra mijëra qytetarëve, funksionimin e sektorit energjetik, bujqësinë dhe ruajtjen e ekuilibrit mjedisor në një pjesë të konsiderueshme të vendit.
Sipas Pacollit, çdo veprim apo deklaratë që synon ndërhyrjen, dëmtimin, devijimin ose ndryshimin e njëanshëm të rrjedhave dhe infrastrukturës ujore, duke shkaktuar pasoja për Kosovën, nuk mund të trajtohet si temë e politikës së përditshme. Ajo tha se bëhet fjalë për sigurinë ujore, energjetike, mjedisore dhe njerëzore, ndaj bashkësia ndërkombëtare duhet ta shqyrtojë këtë çështje me seriozitetin më të madh.
Pacolli i bëri thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kombeve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë që të reagojnë ndaj deklaratave të këtij lloji dhe të kërkojnë zbatimin e plotë të parimeve dhe detyrimeve që burojnë nga e drejta ndërkombëtare për ujërat ndërkufitare.
Në fund, ajo deklaroi se Republika e Kosovës do të mbrojë resurset e veta ujore, infrastrukturën kritike dhe interesat e qytetarëve, në përputhje me Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare.
Teksa na ndajnë edhe pak minuta nga nisja e ndeshjes Shqipëri – Finlandë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, trajneri…
Për herë të parë nga viti i ardhshëm pritet të nisë zbatimi modelit të ri, modern dhe digjital të pagesës…
Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë.Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari…
26 mijë vaksina kundër gripit kanë mbërritur javën e kaluar në Slloveni dhe pritet që nesër, ose më së voni…
Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me Eric Usher, udhëheqës i Iniciativës Financiare…
Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë…