Fitore Pacolli, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të Kosovës nuk mund të mbështetet vetëm në vullnetin e një partie apo të shumicës parlamentare.
None found
Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se Kushtetuta dhe rëndësia e këtij institucioni kërkojnë përfshirjen edhe të opozitës në procesin e përzgjedhjes së presidentit.
“Presidenti nuk është president i një partie. Është president i Republikës. Për këtë arsye, kandidatura duhet të dalë nga një dialog i mirëfilltë politik, ku shumica dhe opozita parlamentare ulen bashkë për të gjetur një emër që tejkalon interesat e ngushta partiake”, shkroi Pacolli.
Sipas saj, opozita nuk duhet ta shohë këtë proces vetëm si një mundësi për të penguar shumicën dhe as nuk mund të veprojë vetëm në këtë drejtim.
“Kosova ka nevojë për një president që zgjidhet përmes një marrëveshjeje, e cila i siguron institucionit të Presidentit legjitimitet më të gjerë. Përgjegjësia në këtë proces u takon të gjithëve.
Në fund, çështja nuk lidhet vetëm me personin që do të zgjidhet president, por edhe me mënyrën e zgjedhjes dhe legjitimitetin që do të gëzojë ai. Tani është momenti që opozita të dëshmojë nëse është opozitë e Republikës apo opozitë e bllokadave”, përfundoi ajo.
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Shaban Baholli, drejtor i përgjithshëm i 2 Korrikut,…
Një mik virtual, të cilit i besohen shqetësimet personale, mund të bëhet burim rreziku. Këtë pretendojnë autoritetet e Kentakit në…
Dhjetë shoferë janë privuar nga liria gjatë 24 orëve të fundit në lokacione të ndryshme në vend, për shkak të…
Bleona Qereti po hap një kapitull të ri në karrierën e saj, duke iu rikthyer repertorit në shqip që e…
Momenti kur shënohet goliAugsburg është duke fituar momentalisht përballë Bayern Munich, 1-0, në ndeshjen e vlefshme të javës së 5-të…
Komandanti në shkuarje i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në një adresim lamtumirës, para largimit…