Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka përcjellë urimet e saj Justina Shiroka-Pulës pas zgjedhjes në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
None found
Osmani deklaroi se ardhja e një gruaje në krye të shtetit ka qenë një nga dëshirat e saj, ndërsa Shiroka-Pulës i uroi shëndet dhe sukses në përmbushjen e detyrës.
Ajo tha se gjatë mandatit të saj kishte shpresuar që edhe presidentja e ardhshme e Kosovës të ishte grua. Osmani vlerësoi se detyrat kushtetuese të Presidentes janë të shumta dhe sfiduese, por theksoi se Shiroka-Pula do të mund të mbështetet vazhdimisht tek ajo, duke u bazuar në përvojën dhe punën e realizuar gjatë mandatit paraprak.
E pyetur për mungesën e saj në votimin për zgjedhjen e Presidentes së re, Osmani sqaroi se LDK-ja kishte kandidatin e vet, profesorin Bekim Sejdiu. Sipas saj, kandidatura e Justina Shiroka-Pulës nuk kishte qenë pjesë e një marrëveshjeje me LDK-në dhe për këtë arsye partia nuk kishte pasur qëndrim politik në favor të saj.
Osmani tha se, pavarësisht kësaj, LDK-ja e kishte respektuar institucionin dhe i dëshironte suksese Republikës së Kosovës. Ajo shtoi se stabiliteti institucional është i rëndësishëm dhe se partia e saj do ta ushtrojë rolin e opozitës, ashtu siç kishte paralajmëruar.
Sipas Osmanit, Presidentja e Kosovës ka një sërë kompetencash, përfshirë përfaqësimin e unitetit të popullit dhe të vendit brenda e jashtë tij, drejtimin e politikës së jashtme, si dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.
Ajo nënvizoi se këto përgjegjësi nuk do të jenë të lehta, duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës. Osmani shprehu shpresën që Shiroka-Pula do t’i përmbushë ato me nder dhe përgjegjësi.
Osmani theksoi se opozita do ta mbështesë çdo çështje që është në interes nacional, ndërsa do t’i kundërshtojë me votë dhe me veprime politike nismat që cenojnë interesin e vendit.
Ajo e cilësoi zgjedhjen e Presidentes së re si të rëndësishme edhe për stabilitetin institucional të Kosovës. Sipas saj, Shiroka-Pula duhet të përmbushë detyrën kushtetuese në drejtimin e politikës së jashtme dhe të mbrojë aleancat e Republikës së Kosovës, të cilat janë të domosdoshme për sigurinë nacionale.
Osmani përsëriti se, pavarësisht se kush do të zgjidhej në këtë post, Presidentja e re do ta kishte mbështetjen e saj të plotë, ashtu siç ia kishte thënë edhe vetë Justina Shiroka-Pulës.
Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…
Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…
Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…
Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…
Abissnet Superiore, sezoni 2026/2027“Abissnet Superiore” mbyll sot dhe nesër fazën e parë të kampionatit, ndërsa pikërisht këtë të mërkurë do…
Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA) ka vlerësuar se mbrojtësi i Barcelonës, Joao Cancelo, duhej të ndëshkohej me karton të verdhë…