Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arrestimit të qytetarit të Kosovës, Arbnor Spahiu, nga autoritetet serbe, duke e cilësuar këtë veprim si arbitrar dhe të motivuar politikisht.
Osmani tha se arrestimet e qytetarëve të Kosovës nga Serbia gjatë kalimit kufitar janë veprime të ngjashme me ato të regjimeve shoviniste të viteve ’90
“Serbisë nuk i interesojnë as të drejtat e njeriut, as konventat ndërkombëtare, e as standardet evropiane. Siç po dëshmohet çdo ditë e më shumë, e vetmja mendësi që i përshtatet është ajo e diktaturave me frymë të së kaluarës,” deklaroi Osmani.
Ajo theksoi se arrestimi i Spahiut është bërë mbi akuza tërësisht të rreme dhe nuk ka të bëjë me sundimin e ligjit, por me praktikat e një regjimi që refuzon të përballet me të kaluarën dhe që keqpërdor ligjin për të kërcënuar qytetarët e Kosovës.
“Serbia duhet të mbahet përgjegjëse ndërkombëtarisht për veprimet e saj arbitrare,” theksoi Osmani.
Osmani njoftoi se Kosova ka pasur kontakte të vazhdueshme me Zyrën Ndërlidhëse në Beograd dhe ka kërkuar reagimin e shteteve të Quint-it dhe Misionit të BE-së që këto shkelje të mos kalojnë pa përgjegjësi.
Në fund, Presidentja përsëriti thirrjen drejtuar qytetarëve të Kosovës që të shmangin kalimin nëpër Serbi, duke i konsideruar këto arrestime si pjesë të tendencave destabilizuese të shtetit serb.
Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e…
Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi…
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë…
Eurovisioni po rikthehet në Vjenë, në tempullin e muzikës klasike, e cila doli më e preferuar ndaj qytetit malor të…
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin së fundmi mbi situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali në…