kosovë

Osmani: Pa SHBA-të, do ishim zhdukur si shtet

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se pa SHBA-në, Kosova do ishte zhdukur si shtet.

Në një intervistë për “Top Story” në Top Channel, Osmani ka theksuar se raporti me SHBA-në është ekzistencial për Kosovën.

Po ashtu ajo ka thkeksuar se kontributi i SHBA-së në Kosovë shihet në çdo sferë.

Unë jam thellësisht e bindur se për suksesin e Republikës së Kosovës si shtet sovran i integruar në strukturat euroatlantike duhet të vazhdojmë ta trajtojmë raportin me SHBA si ekzistencial. Këtë fakt unë e kam përjetuar si një e re në politikë e angazhuar në proceset kyçe të pavarësisë së Kosovës, të njohjes së saj, të hartimit të Kushtetutës së parë të Republikës tonë, të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Asnjë sukses i yni nuk do të arrihej pa rolin ekzistencial të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kontributi i tyre shihet në çdo sferë, në çdo frymë të republikës tonë. Madje 4 korrikun unë e përmenda jo vetëm për simbolikën që ka, por edhe për të treguar se është ndërtuar për herë të parë ushtria jonë. Uniformat e para që kanë mbajtur ushtarët tanë kanë qenë uniformat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk është vetëm simbolikë, është një lloj zgjidhje afatgjate strategjike që tregon, ashtu sikurse e tha edhe Presidenti Biden në një nga fjalimet ikonike sa i përket pushtimit të Ukrainës, “në momentet më të rënda që përjeton, ka shumë rëndësi ku qëndron, për çfarë qëndron, por mbi të gjitha kush qëndron me ty”. Kosova ka përjetuar gjenocidin, ka përjetuar një situatë ku secilin prej nesh, edhe fëmijët në atë kohë, tentonin të na vrisnin për të na hequr nga faqa e dheut. Kjo nuk ka ndodhur para shumë shekujsh, është një përjetim që secili prej nesh në Kosovë e kujton çdo ditë. Prandaj nuk duhet të harrojmë kush qëndroj me ne në momentet kur Serbia tentoi të na zhdukte nga faqja e dheut. Kush qëndroi me ne kur bëmë hapat e para si shtet,” tha Osmani.

të fundit

Aksident zinxhir në Vlorë, pesë makina përplasen njëra pas tjetrës

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Vlorë, pranë kryqëzimit të…

11 minutes ago

Lumi Seman çan argjinaturën, 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Lumi Seman, ka çarë argjinaturën në zonën e Dernenasit, njësia administrative Libofshë. Si pasojë, rreth 20 banesa janë përmbytur, ndërsa…

32 minutes ago

“Big Brother Vip Kosova”/ Dolce dhe Limi shkëmbejnë puthjen e parë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, spektakli “Big Brother Vip Kosova”, ishte i mbushur me debate, emocione dhe të papritura. Pas hyrjes së…

37 minutes ago

SHBA përgatit skenarë të fshehtë dhe ushtarakë ndaj Iranit, Trump vendos tarifa të reja

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është informuar mbi një gamë të gjerë mjetesh të fshehta dhe ushtarake që…

53 minutes ago

Buxheti i shtetit nis 2026 me pagesa të dhjetorit, deficiti i 2025 shfaqet më i ulët/ Ja çfarë shkruan raporti

Kanë kaluar dy javë nga nisja e vitit dhe buxheti i shtetit, por ende po bën pagesat e muajit dhjetor…

1 hour ago

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve, kur nis zbatimi

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, dekretoi ligjet e paketës fiskale, duke përfshirë ligjet “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale”, “Për fshirjen,…

2 hours ago