kosovë

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.

Ajo i ka bërë këto komente pas një takimi me përfaqësues të disa organizatave joqeveritare, më të cilët ka diskutuar për moskonstituimin e Kuvendit dhe ndikimin që ka kjo situatë në funksionimin e institucioneve demokratike dhe në jetën e qytetarëve.

Të lidhura

None found

“Presidentja Osmani u shpreh e gatshme që të vazhdojë të mbetet e hapur për dialog me shoqërinë civile, në funksion të ruajtjes së rendit demokratik dhe forcimit të institucioneve përfaqësuese të vendit”, është thënë në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca, pas takimit.

Deklaratat e Osmanit kanë ardhur të njëjtën ditë kur është shënuar dështimi i 27-të për konstituim të Kuvendit.

Kuvendi nuk po konstituohet pasi Lëvizja Vetëvendosje, që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, nuk kanë arritur pajtueshmëri për mënyrën e votimit për kreun e ri të parlamentit, dhe për propozimin e LVV-së për këtë pozitë, Albulena Haxhiun, duke e konsideruar figurë përçarëse.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë përmendur së fundmi mundësinë që zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare të mbahen njëkohësisht me ato lokale të rregullta, të cilat pritet të shpallen në muajin tetor, si mundësi për zhbllokim të situatës.

Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka prezantuar e para këtë ide në një takim që ka zhvilluar Osmani të mërkurën me figura të subjekteve politike në Kosovë, për të diskutuar datën e zgjedhjeve lokale.

Megjithatë, Abelard Tahiri, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë të enjten se beson që zgjedhjet duhet të mbahen ndaras.

Ai tha se, nëse duhet të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare, kjo duhet të ndodhë më herët, e jo në tetor kur mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.

Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar të enjten se “mund të ndodhë që të vijmë në një situatë ku zgjedhjet e reja do të jenë zgjidhje”, edhe pse do të ishte “shumë e komplikuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i organizojë ato së bashku (me lokalet)”.

Përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it [Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës dhe Gjermanisë] si dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, janë takuar ditë më parë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, duke kërkuar formim të shpejtë të institucioneve, për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës./REL/

Tags: kosoveosmani

të fundit

Zyra e Kryeministrit merr raportet për vrasjen e Arlinda Zekajt; Gërvalla dhe Sveçla dalin nesër para mediave

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se Zyra e Kryeministrit sapo ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e…

1 minute ago

Ismaili priti ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë: BQK-ja po përgatit aplikimin për SEPA

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, priti në takim Ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë,…

2 minutes ago

Konjufca: Kosova synon anëtarësimin në NATO si prioritet të politikës së jashtme

Kryediplomati Glauk Konjufca, gjatë një takimi sot me delegacionin e Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, rikonfirmoi përcaktimin e…

2 minutes ago

Ahmeti holds talks with Hungary’s envoy for the Western Balkans

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim të Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për Ballkanin…

8 minutes ago

Kurti: The law on the bureau was delayed for more than three and a half years, but our goal remains

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit në lexim të dytë të Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe…

8 minutes ago

Citizens march in Pristina for justice over Arlinda Zekaj’s killing

Qindra qytetarë protestuan edhe sot në Prishtinë, me kërkesat për drejtësi në lidhje me rastin tragjik në Vitomiricë të Pejës.…

8 minutes ago