kosovë

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë pas ditës së dytë të konsultimeve me partitë parlamentare se konstituimi i Kuvendit brenda afatit prej 30 ditëve të caktuar nga Gjykata Kushtetuese është “detyrim dhe jo opsion”. Osmani e përsëriti thirrjen e saj për liderët e partive parlamentare që “sa më shpejt” ta gjejnë një rrugëdalje për konstituimin e Kuvendit, tha Presidenca në një komunikatë pas takimit të enjten.

Kosova është pa institucione të reja edhe katër muaj pas mbajtës së zgjedhjeve parlamentare, pasi deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin të një marrëveshjeje politike, duke qenë se asnjëra parti nuk e ka fituar shumicën për të qeverisur e vetme. Gjykata Kushtetuese e Kosovës nxori një aktgjykim më 26 qershor, i cili i deytron deputetët që brenda 30 ditëve ta konstituojnë Kuvendin pra deri më 26 korrik.

Në ditën e dytë të konsultimeve, Osmani priti në takim bashkëkryetarin e partisë Guxo, Faton Peci; kryetaren e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila. Peci tha se u bën thirrje të gjitha partive politike “t’i thërrasin arsyes, t’i thërrasin mendjes së shëndoshë dhe të mundësojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe konstituimin e tij”.

“Vetëm në këtë mënyrë do të mund ta kemi një qeveri brenda 15 ditësh”, tha ai.

Osmani gjithashtu u takua edhe me përfaqësuesit e partive nga komunitetet joshumicë: kryetarin e partisë serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq; kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka; kryetarin e Iniciativës së re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi; kryetaren e Unionit Socialdemokrat, Duda Bale; kryetaren e Partisë së Re Demokratike, Emilija Rexhepi; kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha; kryetarin e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli; dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Boshnjakëve, Rasim Demiri.

Një ditë më parë, Osmani zhvilloi takime me liderët e partive kryesore: kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti; kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi; kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku; dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Pas takimit, Kurti tha se do të angazhohet për konstituimin e Kuvendit.

“Diskutuam gjerë e gjatë, i përmendëm të gjitha elementet përbërëse… zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë politikë. Mbase në fund do të mund të shohim nëse kemi bërë përparim”, tha Kurti.

Ndërkohë, përfaqësuesit e partive të tjera të mëdha parlamentare, në takimet ndaras me presidenten Osmani të mërkurën, kanë ripërsëritur kërkesën për votim të hapur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Përkundër plot 41 përpjekjeve, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur ende ta konstituojnë institucionin ligjvënës.

Procesi ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit me Vetëvendosjen që kërkon votim të fshehtë, pasi kandidatja e saj Albulena Haxhiu s’i mori 61 vota të nevojshme në votim të hapur – por partitë e tjera e kundërshtojnë një mënyrë të tillë të votimit. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet qeveria e re.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt. Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme ta formuar qeverinë e re e vetme. PDK-ja zuri vendin e dytë me 24 ulëse, LDK e treta me 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9./REL

të fundit

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 4 Korrikun: Shqipëria mirënjohëse për partneritetin strategjik

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social X, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka përcjellë një urim me rastin…

7 minutes ago

Elbasani prej 4 ditësh nën “pushtetin” e tymit toksik, zjarri ka depërtuar në thellësi të mbetjeve

Situatë alarmante në Elbasan që ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane, ku depërtimi i zjarrit në thellësi ka bërë që…

13 minutes ago

Tentativë vrasje dhe trafik i lëndëve narkotike/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, esktradohen nga Greqia dhe Franca dy shtetas (EMRAT)

Ekstradohen nga Greqia dhe Franca, Viktor Daci dhe Paul Deda. Daci u arrestua në vitin 2024 në Greqi, pasi ishte…

44 minutes ago

Pas ultimatumit të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë se Vlorës

Pas takimit të zhvilluar ditën e djeshme me strukturat në qytetin e Vlorës nga kryeministri Edi Rama, mësohet se të…

1 hour ago

“Arratisja” e kapitalit nga Shqipëria/ Bizneset dhe individët kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit

Përgjatë 2017–2024, Shqipëria ka shfaqur një rritje graduale, por të qëndrueshme në nivelin e investimeve që bizneset dhe individët shqiptarë…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 4 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro, blihet me 97.4…

2 hours ago