kosovë

Osmani kërkon ndaljen e katastrofës humanitare në Gazë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se katastrofa humanitare dhe vuajtjet e civilëve të pafajshëm në Gazë duhet të marrin fund.

Sipas saj, Kosova mbështet përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti për armëpushim dhe lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve.

“Në ndërkohë, sigurimi i qasjes në ushqim, ujë dhe ilaçe për personat më të cenueshëm duhet të mbetet prioritet për të lehtësuar vuajtjen e shkaktuar te të pafajshmit nga dhuna”, tha Osmani përmes një reagimi në X.

Lufta në Gazë ka nisur më 7 tetor 2023, kur radikalët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Edhe disa pengje ende mbahen në territorin palestinez.

Si pasojë e ofensivës izraelite, më shumë se 59.000 palestinezë janë vrarë dhe vendi me mbi 2 milionë banorë po përballet me krizë të thellë humanitare. Organizatat ndërkombëtare kanë ngritur alarmin për raste të shumta të kequshqyerjes në Gazë.

Presidentja Osmani tha se Kosova vazhdon të mbështesë përpjekjet ndërkombëtare që synojnë një të ardhme të drejtë, të qëndrueshme e paqësore, ku “izraelitët e palestinezët mund të jetojnë me dinjitet, siguri dhe respekt të ndërsjellë, me një përkushtim të përbashkët për mbrojtjen e jetës së njerëzve”.

“Derisa të arrihet kjo e ardhme, duhet bërë çdo përpjekje për të parandaluar humbjen e mëtejme të jetës së pafajshme dhe të lehtësohen vuajtjet e të gjithë njerëzve”, tha Osmani.

Reagimi i Osmanit vjen disa ditë pasi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një letre drejtuar asaj dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kërkuan që ata të reagonin lidhur me krizën humanitare në Gazë.

“AGK-ja i kërkon presidentes Osmani dhe kryeministrit në detyrë Kurti që të marrin qëndrim të qartë rreth kësaj krize, dhe të bëjnë thirrje publike për ndaljen e vrasjes së civilëve dhe gazetarëve nëpërmjet metodës së urisë, të orkestruar nga shteti i Izraelit”, tha AGK-ja.

Një ditë më parë, Izraeli – që ka synim ta shkatërrojë Hamasin – njoftoi për një “pauzë të kufizuar taktike” të operacioneve të tij ushtarake, me qëllim që të lejojë Kombet e Bashkuara dhe agjencitë për të dërguar ndihma në territorin palestinez.

Ndërkaq, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të dielën thanë se kanë hedhur nga ajri 25 tonë ndihma në Gazë, për të lehtësuar krizën e thellë të urisë. REL/

Tags: gazaosmani

të fundit

Për djegësit bëri kurban Arben Ahmetajn/ Berisha: Dosjet e Ballukut nxorën para botës fytyrën e hajdutit! Rama thotë se 16 faqet s’kanë prova, prandaj s’do i hiqet imuniteti

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi nga konferenca e radhës për mediat ditën e sotme, kryeministrin Edi Rama se…

3 minutes ago

Jennifer Lopez e lumtur dhe e lirë pas ndarjes nga Ben Affleck: Fokus tek puna dhe fëmijët

Jennifer Lopez duket e fokusuar tek puna dhe fëmijët e saj, sipas burimeve pranë sak. Ajo ka binjakët 17-vjeçarë, Maximilian…

28 minutes ago

PD kërkon mbledhje të Këshillit të Mandateve më 6 janar, Bardhi: Çështja Balluku po zvarritet

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha në një deklaratë për mediat se nuk ka ndodhur kurrë që…

32 minutes ago

Shkurta Haxhia kritikon Elijonën: “Një person false, po ec me badigarda dhe avokatë”

Ish-konkurrentja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Shkurta Haxhia, ka ndarë ndjenjat dhe kritikat e saj pas…

1 hour ago

Rama: SPAK nuk është opozita e qeverisë, puna e Prokurorisë së Posaçme, e vetmja pikë referimi e opozitës depresive për të goditur qeverinë

Për kryeministrin Edi Rama, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) nuk është opozita e qeverisë. Rama konsideroi opozitën reale politike si…

1 hour ago

Për herë të parë, Google lejon përdoruesit të ndryshojnë adresën Gmail pa humbur emailet dhe të dhënat

Google ka prezantuar një veçori të shumëpritur që do t’i lejojë përdoruesit të ndryshojnë adresën e tyre Gmail për herë…

2 hours ago