kosovë

Osmani kërkoi sqarim për emërimin e anëtarëve të KQZ, Kushtetuesja e rrëzon:Kërkesë e papranueshme, s’i plotëson kriteret

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të papranueshme kërkesën e presidentes Vjosa Osmani lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas vendimit, Gjykata vlerëson se kërkesa nuk i plotëson kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara me Kushtetutë, të saktësuara më tej në ligj dhe në rregulloren e punës.

Të lidhura

None found

“Duke marrë parasysh që konflikti i kompetencave, në rrethanat e rastit konkret, është ngritur përkitazi me një kompetencë të Presidentes dhe e cila nuk është përcaktuar me Kushtetutë, por me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, Gjykata, bazuar në pikën 1 të paragrafit 3 të nenit 113 të Kushtetutës dhe praktikës së saj gjyqësore thekson se konflikti i kompetencave nuk është ngritur përkitazi me “kompetenca kushtetuese” të Presidentes dhe për pasojë, nuk është plotësuar kriteri i dytë kushtetues në kontekst të ngritjes së “konfliktit të kompetencave kushtetuese” për Presidentin, Kuvendin dhe/ose Qeverinë. (shih, rastin KO88/21, cituar më lart, paragrafi 72)”, thuhet ndër tjerash në vendim.

Gjithashtu në vendim thuhet se presidentja nuk ka ngritur çështjen lidhur me “kompetencat kushtetuese”.

“Rrjedhimisht, në vlerësimin e Gjykatës në rrethanat e rastit konkret, Presidentja e Republikës, ndonëse është palë e autorizuar që të ngritë çështje të konfliktit të kompetencave kushtetuese në mes të saj dhe Kuvendit, nuk ka ngritur para Gjykatës konflikt të “kompetencave kushtetuese”, sipas përcaktimeve të nënparagrafit 1 të paragrafit 3 të nenit 113 të Kushtetutës, dhe për pasojë, Gjykata shpall kërkesën e Presidentes së Republikës së Kosovës të papranueshme”, thuhet në vendim.

të fundit

Gjenden disa pako me cigare elektrike në vlerë rreth 10 mijë euro në pikën kufitare të Merdarës, policia sekuestron produktin e fshehur në autobus

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në pikën kufitare të Merdarës, janë konfiskuar mallra të padeklaruara, në vlerë rreth 10…

16 minutes ago

Bllokohen 4 tonë produkte bimore të firmës “Merja”, ishin pa etiketë dhe informacion për afatin e përdorimit dhe origjinën

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njofton se, pas një denoncimi të bërë nga qytetarët, ka kryer kontroll në subjektin “Merja”,…

48 minutes ago

Xhesi, fermeri i parë që largohet nga Ferma VIP 3

Xhesi Loci është fermeri i parë që është larguar nga Ferma Vip 3. Xhesi ishte në nominim me Rafaelën, pas…

1 hour ago

VIDEO-FOTO/ Pamje të mrekullueshme të Tokës nga hapësira, ekipi i Artemis 2 në gjysëm të udhëtimit drejt Hënës, publikohen pamjet e para nga ekuipazhi

Ekuipazhi i misionit Artemis 2 ka publikuar imazhe spektakolare të Tokës, të realizuara nga bordi i anijes kozmike Orion, ndërsa…

2 hours ago

Kosovë, Vjosa Osmani përfundon mandatin e presidentes, i dorëzon sot detyrën kryeparlamentares Haxhiu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot, më 4 prill 2026 përfundon mandatin. Në mungesë të zgjedhjes së presidentit…

2 hours ago