Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osman, e ka përshëndetur hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, si dhe bartjen e përgjegjësive te Policia e Kosovës.
None found
Përmes një postimi në Facebook, Osmani deklaroi se këto veprime shënojnë një hap me rëndësi për integrimin e plotë të të gjitha pjesëve të territorit të Kosovës dhe për fuqizimin e rendit dhe të ligjit.
Sipas saj, për më shumë se 27 vjet, ndarja e Mitrovicës nuk shkaktoi vetëm pasiguri dhe vështirësi në sundimin e ligjit, por krijoi mundësi edhe për spastrimin etnik të shqiptarëve dhe uzurpimin e pronave të tyre. Njëkohësisht, siç theksoi ajo, kjo situatë i shërbeu Serbisë si alibi për të vijuar synimet e saj hegjemoniste për ndarjen e Kosovës.
Osmani vlerësoi se lëvizja e lirë nëpër urën kryesore mbi Ibër, përtej afrimit të njerëzve, përfaqëson para së gjithash një moment historik në kundërshtimin e përpjekjeve të Serbisë për gllabërimin e territoreve.
Ajo shtoi se, megjithëse ky zhvillim ka ardhur pas vonesash të mëdha, do të ndikojë në ngritjen e nivelit të sigurisë dhe në forcimin e paqes së qëndrueshme në vend.
Në fund, Osmani shprehu mirënjohje për të gjitha institucionet që janë angazhuar ndër vite për të arritur deri në këtë pikë, duke veçuar Policinë e Kosovës, e cila, sipas saj, vazhdon të mbajë përgjegjësinë kryesore për sigurinë në çdo pjesë të territorit dhe për secilin qytetar të vendit.
Halil Geci ka ngritur akuza të rënda lidhur me vrasjet politike të pasluftës, pretendimet për bashkëpunim me shërbime të huaja…
Gjykatësi Kushtetues, Osman Kadriu duke komentuar kërkesat e studentëve për provimin e jurisprudencës ka deklaruar se nuk ka kuptim që…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka ngritur shqetësimin për mungesën e barnave dhe problemet me furnizimin në…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd njoftoi se ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Brendan Hanrahan, është takuar…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka ngritur shqetësimin për mungesën e barnave dhe problemet me furnizimin në…
UEFA ka shënuar fitoren e parë ligjore kundër FIFA-s në mosmarrëveshjen mbi planin e Gianni Infantinos për të shitur një…