kosovë

Osmani: Është arritur pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për dinarin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë dhe se tashmë ekziston pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë çështje.

Sipas saj, ideale do të ishte nëse do të arrihej një marrëveshje për të në Bruksel, më 19 mars, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

Ajo ka thënë se është shumë pozitive “që komuniteti ndërkombëtar, në krye me Shtetet e Bashkuara pajtohen që mos të ketë qarkullim të dinarit në Kosovë”.

“Me ndihmën e tyre kemi arritur që tash e tutje ato dërgesa, ajo ndihmë financiare që vjen nga Serbia, të arrijë në euro dhe jo në dinarë, dhe kjo besoj që e zgjidh një pjesë të madhe të problemit me të cilin jemi ballafaquar në të kaluarën”.

Sa i përket pjesës së dytë të propozimit, ajo ka thënë se janë duke shqyrtuar mënyra për të garantuar që ndihma që niset prej Serbisë për komunitetin serb në Kosovë të mos keqpërdoret.

“Të mos shkojë në duart e personave që kanë abuzuar, që janë korruptuar dhe i kanë marrë paratë kinse në emër të qytetarëve, por i kanë shfrytëzuar për krim të organizuar. Për atë pjesë është duke u hartuar një plan që do t’i përfshijë autoritetet e Kosovës”.

Osmani ka thënë se ka shpresa që shumë shpejt do të arrihet pajtueshmëri edhe për pikën e dytë.

“Është urgjente që kjo çështje të zgjidhet, sepse jo vetëm që u ndihmon qytetarëve që t’i tejkalojnë disa prej sfidave me të cilat ballafaqohen, por në të njëjtën kohë, të jemi shumë të sinqertë, Kosova ka probleme më të mëdha, ndër të tjera probleme të sigurisë”, duke përmendur në veçanti nevojën e sigurimit të kufirit me Serbinë, e cila, sipas saj, analizon vazhdimisht mënyra për ta sulmuar Kosovën.

Prej 1 shkurtit, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka nisur të zbatojë një rregullore të re, e cila përcakton që euroja është valuta e vetme në përdorim për kryerje të pagesave me para të gatshme.

Kështu është pamundësuar përdorimi i dinarit.

Serbia deklaron se ndan ndihmë në vlerë të miliona eurove për serbët në Kosovë dhe ua nis atyre pagat, pensionet dhe ndihmën shtesë në valutën e vet, dinarin.

Komuniteti ndërkombëtar i ka reaguar ashpër Kosovës për zbatim të rregullores, duke thënë se nevojitet një plan i qartë që nuk dëmton komunitetin serb, dhe se afati për zbatimin e saj ka qenë shumë i shkurtër.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka thënë më 15 mars Radios Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që ta pezullojë vendimin për ndalimin e monedhës serbe në Kosovë, derisa Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Qeveria e Kosovës të gjejnë një zgjidhje afatgjate, siç do të ishte transferimi elektronik i eurove përmes sistemit të Kosovës./rel

të fundit

Plas dhuna në burgun e Burrelit, i dënuari me 25 vite burg godet me grushte efektivin e policisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku një i…

13 minutes ago

“Keni dëgjuar për një projekt në një ishull dhe një zog të bukur”/ Rama: Ajo që nuk keni dëgjuar, pjesa më e madhe ka të bëjë me të rinjtë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, iu referua projektit të Zvërnecit, duke e…

58 minutes ago

Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, nëse vijon me të njëjtin ritëm drejt BE-së

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se viti 2027 mund të jetë një moment i rëndësishëm për Shqipërinë…

1 hour ago

“Të Bashkuar për Shqipërinë”/ Studentët njoftojnë krijimin e një partie të re politike: Do ofrojmë rrugën kushtetuese për shtetin e së drejtës

Një grup studentësh, së bashku me të rinj atdhetarë, profesionistë nga fusha të ndryshme dhe përfaqësues të diasporës, kanë njoftuar…

2 hours ago

Zhupa: PS duhet ta zëvendësojë lulen me shkopin e bejsbollit dhe Balla të kujtojë kohën te dyert e KQZ-së

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të mazhorancës socialiste dhe Taulant Ballës gjatë…

2 hours ago

“Fitore” për studentët në Gjykatë Kushtetuese, pezullohen gjobat për bllokimin e rrugëve gjatë protestave

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve ka pezulluar një nga pikat e paketës anti-dhunë. Konkretisht bëhet fjalë për…

3 hours ago