Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasadorin amerikan në Kosovë lidhur me konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta në Kosovë. Viti 2025 në Kosovë është vit i rregullt zgjedhor dhe sipas Presidencës së Kosovës, në takim është diskutuar për “përkushtimin e plotë për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm”.
Më 31 korrik, Osmani ftoi të gjitha partitë parlamentare në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në këtë takim nuk mori pjesë kreu i partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.
None found
Pas atij takimi, Osmani ka thënë se partitë kanë pasur propozime të ndryshme për datën e zgjedhjeve, por askush nuk ka insistuar për një të tillë. Disa nga datat e përmendura janë 26 janari ose 2, 9 dhe 16 shkurti.
Viti i ardhshëm 2025 është vit i rregullt zgjedhor në Kosovë dhe nëse partitë politike bien dakord që të mos ketë zgjedhje të parakohshme, Qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Kurti do të jetë e para që do të përmbushë mandatin katërvjeçar që nga shpallja e pavarësisë.
Ndërkaq, në takimin e zhvilluar në Presidencën e Kosovës më 12 gusht, sipas njoftimit, Osmani dhe Hovenier, po ashtu kanë biseduar për fushën e sigurisë, pa dhënë më shumë detaje.
“Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe koordinimi i rregullt për tema të interesit nacional ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm”, u tha në njoftim.
Diskutimi për thellimin e raporteve dypalëshe, vjen disa ditë pasi Departamenti amerikan i Shtetit inkurajoi Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, që t’i kthehet “angazhimit konstruktiv” me Uashingtonin, Bashkimin Evropian, NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
SHBA-ja së fundi ka shprehur “zhgënjim” për, siç ka thënë, vendimet e pakoordinuara dhe të njëanshme të autoriteteve në Kosovë, pasi në fillim të gushtit në veri të Kosovës u mbyllën disa degë të Postës së Serbisë.
SHBA-ja, por edhe pjesëtarët e tjerë të komunitetit ndërkombëtar, po ashtu kanë kundërshtuar synimin e Qeverisë së Kosovës, që të hapë për trafik urën mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut të banuar me shqiptarë dhe atë të Veriut, të banuar me shumicë serbe./REL
Kombëtarja e Zvicrës do t’i zhvillojë në muajin nëntor dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, ku do të…
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka evidentuar disa shkelje të dyshuara në trajtimin e rasteve të raportuara nga e ndjera…
Komandanti suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), gjeneral Alexus G. Grynkewich, i shoqëruar nga e ngarkuara me punë në…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, pas spekulimeve mediatike…
Avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla, ka deklaruar se qëndron pranë pretendimeve të paraqitura në ankesën drejtuar Gjykatës së Apelit…
Kryeministri Hristijan Mickoski, zbuloi se dje për herë të parë është mbajtur takim i kryeministrit, ministres së arsimit dhe përfaqësuesve…