kosovë

Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje përsëri Bashkimit Evropian t’i heqë masat ndëshkuese të bllokut kundër Kosovës dhe t’i shqyrtojë “me seriozitet politikat destabilizuese” të Serbisë.

Në një shkrim në Facebook për Ditën e Evropës – e cila është festë zyrtare në Kosovë më 9 maj – Osmani tha se është e rëndësishme që pikërisht në këtë ditë të kërkohet “me një zë heqja e masave të padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës”.

BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit – dhe vazhdon t’i mbajë ato në fuqi me arsyetimin se Kosova nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veriun e banuar me shumicë serbe.

Osmani gjithashtu bëri thirrje për “trajtimin me seriozitet të politikave destabilizuese të Serbisë —të cilat u bënë edhe më të dukshme edhe kur Vuçiq zgjodhi ta shënojë Ditën e Evropës në Moskë, pikërisht te [presidenti rus Vladimir] Putini, ai që sot po rrezikon stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit tonë”.

Ajo theksoi se, në mënyrë që ëndrra e evropianëve për një Evropë të tërë, të lirë dhe të bashkuar të realizohet plotësisht, “duhet të marrin fund politikat ndëshkuese ndaj popullit më pro-evropian dhe të ndalen politikat akomoduese ndaj Serbisë proputiniste”.

Vuçiq mbërriti në Moskë të enjten, për të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore, dhe u takua me presidentin rus Putini për herë të parë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Bashkimi Evropian shprehu keqardhje të thellë për shkuarjen e Vuçiqit në Moskë dhe pjesëmarrjen në një ngjarje që Rusia, sipas Brukselit, e shfrytëzon për qëllime propagandistike.

Derisa Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat, Serbia është në proces negociatash për anëtarësim në BE që nga viti 2014, por nuk ka hapur asnjë kapitull të ri që nga dhjetori i vitit 2021, për shkak të refuzimit për të harmonizuar politikën e jashtme me atë të BE-së dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Pavarësisht paralajmërimeve të Brukselit, autoritetet në Beograd kanë vazhduar të ruajnë marrëdhënie të ngushta me Moskën./REL

të fundit

Xabi Alonso ka vendosur cilin lojtar dëshiron ta transferojë për ta kompletuar ekipin tek Real Madridi

Xabi Alonso thuhet se ka vendosur për lojtarin tjetër që dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Real Madrid këtë verë, pasi…

24 minutes ago

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, 4 persona të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Sarandë–Delvinë. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Shijan, ku dy…

27 minutes ago

Afera e “Bankers Petroleum”/ Lihet në burg CEO kinez dhe ish drejtori Leonidha Çobe

Afera e "Bankers Petroleum"/ Lihet në burg CEO kinez dhe ish drejtori Leonidha Çobe Dje Prokuroria e Fierit doli me…

1 hour ago

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore, po kërkon kalimin tek Milani

Ardon Jashari nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Club Brugge për ndeshjet miqësore, pasi po shtyn me forcë…

1 hour ago

Zbulohet arsyeja pse Ronaldo nuk u shfaq në funeralin e Jotas, ai i shpjegoi gjithçka familjes së viktimës

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, nuk mori pjesë në funeralin e shokut të kombëtares, Diogo Jota dhe vëllait të tij…

1 hour ago

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Pas refuzimit nga Nico Williams, Barcelona rikthehet në pikën zero për të gjetur një sulmues të majtë. Luis Diaz dhe…

1 hour ago