Categories: kosovë

Operacion i gjerë i Krimeve Ekonomike: mbi 40 lokacione nën bastisje, dyshime për mashtrim në importin e naftës

Nga orët e para të mëngjesit ka nisur një operacion i gjerë i udhëhequr nga Prokuroria Speciale, i cili po zhvillohet në më shumë se 40 lokacione në të gjithë Kosovën, pas një hetimi disamujor për dyshime mbi një skemë të organizuar kriminale.

Në këtë aksion janë përfshirë Prokuroria Speciale, Njësia e Hetimeve Tatimore e ATK-së, Policia e Kosovës dhe Njësia e Hetimeve e Doganës së Kosovës, bëjnë të ditur burime të medias.

Të lidhura

None found

Sipas të njëjtave burime, hetimi ka të bëjë me dyshime për pastrim parash, shmangie të pagesës së tatimeve dhe doganave, si edhe transaksione fiktive në sektorin e derivateve të naftës.

Burimet po ashtu thonë se ekzistojnë dyshime për një skemë kriminale, përmes së cilës kompani importuese nga Shqipëria dyshohet se kanë futur ujë në vend të derivateve të naftës, duke shfrytëzuar kompani fiktive dhe kompani aktive në Kosovë për zbatimin e skemës dhe fshehjen e gjurmëve të transaksioneve.

Sipas burimeve, Hetimet Tatimore të ATK-së dyshojnë gjithashtu se disa nga bizneset e përfshira kanë lëshuar fatura fiktive për importe të pretenduara të derivateve të naftës, me synimin për t’iu shmangur detyrimeve tatimore dhe për të siguruar përfitime të kundërligjshme financiare.

Aksioni vazhdon ende.

Një operacion i madh po zhvillohet që nga orët e hershme të mëngjesit në disa lokalitete.

Ky aksion po realizohet nga Prokuroria Speciale, Njësia e Hetimeve Tatimore e ATK-së, Policia e Kosovës dhe Njësia e Hetimeve e Doganës së Kosovës.

Burime të medias pohojnë se hetimi lidhet me dyshime për shmangie tatimore, përdorim të kompanive fiktive dhe shpëlarje parash.

Operacioni përfshin bastisje të njëkohshme në disa lokacione.

të fundit

Raporti i auditimit zbulon mangësi miliona euro në pasuritë dhe stoqet e Trepçës

Pasuri në vlerë prej mbi 42 milionë eurosh pa dokumentacion të mjaftueshëm, pasiguri në vlerësimin e stoqeve prej mbi 23…

10 seconds ago

Mickoski: Do të angazhohemi për të gjetur zgjidhje dhe për të mbrojtur punonjësit e kreditorët e Alta Bankës

"Si kryeministër dhe qeveri shtetformuese, politikan shtetformues, natyrisht se do të bëj çmos për të gjetur zgjidhje për një problem…

3 minutes ago

Astrit Selmani shkëlqen në Kinë me 15 gola dhe shtatë asistime brenda sezonit

Astrit Selmani ka përmbyllur një sezon të jashtëzakonshëm në Ligën e Parë të Kinës, duke u shndërruar në një prej…

7 minutes ago

Bordi i Transparencës përcakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës në vend sot, duke vendosur uljen e çmimit…

8 minutes ago

Qeveria Kurti me 62 vota, Mehmeti beson se mandati mund të përfundojë ndërsa Qaka parashikon rrëzim brenda dy vitesh

Më 13 shtator 2026, Kuvendi i Kosovës votoi Qeverinë e katërt të udhëhequr nga Albin Kurti, e cila mori 62…

11 minutes ago

Audit of Hidrodrini finds asset discrepancies exceeding €1 million, calls for prosecutorial investigation

Dobësi në menaxhimin financiar, mospërputhje në regjistrimin e pasurive, pasaktësi në llogaritë e arkëtueshme dhe mungesë e kontrolleve të brendshme…

11 minutes ago