Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka ngritur shqetësim të thellë për vazhdimin e ngërçit politik e institucional dhe për pamjet që i cilëson të papranueshme në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka përmendur përplasjet verbale dhe fizike mes përfaqësuesve të zgjedhur, por edhe incidentet ndërmjet qytetarëve që po e vizitonin sallën e Kuvendit.
None found
Sipas Odës Amerikane, Kuvendi duhet të jetë hapësirë e debatit demokratik, e dinjitetit institucional dhe e respektit ndaj qytetarëve. Ajo thekson se, pavarësisht sa të mëdha mund të jenë dallimet politike, ato nuk e justifikojnë sjelljen që dëmton besimin e publikut në institucionet demokratike të Kosovës.
Oda vlerëson se zgjatja e krizës politike tashmë po shkakton pasoja të ndjeshme ekonomike dhe sociale.
Pasiguria në institucione, sipas saj, e cenon besimin e investitorëve, shtyn vendimmarrjen për investimet vendore dhe të huaja, pengon ritmin e reformave dhe të projekteve infrastrukturore, si dhe kufizon mundësinë e sigurimit të financimit ndërkombëtar. Si rrjedhojë, preken rritja ekonomike dhe hapja e vendeve të punës, ndërsa Kosova nuk mund të vazhdojë të humbasë mundësi për shkak të paralizës politike.
Në komunikatën për media thuhet se shqetësim po aq i madh paraqet edhe vazhdimi i punës së një qeverie në detyrë, ndërkohë që Kuvendi ende nuk është konstituuar. Pa një legjislativ funksional, Kosova mbetet praktikisht pa një prej instrumenteve bazë të qeverisjes demokratike, përkatësisht mbikëqyrjen efektive të ekzekutivit nga parlamenti.
Oda paralajmëron se mungesa për një kohë të gjatë e mbikëqyrjes parlamentare, llogaridhënies dhe kontrollit institucional shton rrezikun e keqpërdorimit të resurseve publike, ul transparencën dhe krijon hapësirë për korrupsion të mundshëm e forma të tjera të abuzimit institucional. Sipas saj, kjo është çështje serioze jo vetëm për demokracinë dhe sundimin e ligjit, por edhe për klimën e biznesit dhe të investimeve në Kosovë.
Oda Amerikane bën të ditur gjithashtu se i trajton me seriozitet thirrjet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara ndaj liderëve politikë të Kosovës për ngritjen e institucioneve funksionale, në pajtim me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, ajo merr parasysh paralajmërimet se vazhdimi i bllokadës po bën që Kosova të humbasë mundësi të rëndësishme.
Ndonëse të gjitha subjektet parlamentare kanë detyrimin të japin kontribut konstruktiv për arritjen e një zgjidhjeje, Oda vlerëson se pesha e përgjegjësisë nuk është e njëjtë për të gjithë. Forca politike që ka marrë nga votuesit numrin më të madh të mandateve bart përgjegjësinë kryesore për krijimin e rrethanave që mundësojnë konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve. Sipas saj, triumfi në zgjedhje nuk sjell vetëm të drejtën për të drejtuar, por edhe detyrimin për të bërë të mundur funksionimin institucional.
Në fund, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u kërkon të gjithë aktorëve politikë t’i ulin pa vonesë tensionet, ta rikthejnë dialogun dhe t’u japin përparësi stabilitetit demokratik, zhvillimit ekonomik, sundimit të ligjit dhe interesave euroatlantike të Kosovës, në vend të përllogaritjeve të ngushta politike.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke…
Kapiteni i Boca Juniors, Leandro Paredes, ka refuzuar një ofertë nga Milani dhe ka vendosur të qëndrojë në klubin argjentinas.…
Edhe pse në rolin e opinionistes, Monika Kryemadhi ishte një nga protagonistet e Big Brother VIP 5 me komentet e…
Sipas ekspertit italian të transferimeve Fabrizio Romano, Paris Saint-Germain ka arritur një marrëveshje verbale me Ajaxin për nënshkrimin e Mika…
Geron Cecja, 48-vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për një vrasje të ndodhur në Tiranë në vitin…
I kishit harruar unazat e gishtave të këmbëve që ishin të modës disa dekada më parë? Mesa duket, nuk jemi…