Categories: kosovësport

“Nuk erdhi vetëm për një arsye”, si i iku Kosovës nga duart Shaqiri

Pesë vite më parë, UEFA vendosi të njohë Kosovën si përfaqësuese me të drejta të plota dhe pas kësaj Federata Dardane nisi punën intensive për të formuar një kombëtare të fortë, me qëllim grumbullimin e lojtarëve më të mirë me origjinë dardane.

Gramoz Vokrri, djali i legjendës Fadil Vokrri, tregon se shumë pranë kalimit te Kosova ka qenë një nga lojtarët më të mirë shqiptarë ndonjëherë, Xherdan Shaqiri. Gjilanasi në fund nuk kaloi te Kosova për shkak se nuk ishte e sigurt nëse FIFA do e pranonte kërkesën e yllit të Liverpool.

“Xherdan Shaqiri deri në momentin e fundit, deri një ditë para vendimit të UEFA, ka qenë shumë afër kalimit te Kosova. Ai nuk u bashkua, sepse nuk kishim siguri nga organet e FIFA-s nëse do pranohej kërkesa e tij apo jo, pasi nuk kishte një vendim të prerë.

Rrezikonte të humbte shumë gjëra, jo vetëm vendin te Zvicra. Gjithsesi unë e çmoj lart lobimin, që kanë bërë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe të tjerët, pasi nuk janë vetëm këta, por janë rastet më të bujshme sepse janë emra të mëdhenj të futbollit”, tregoi Gramoz Vokrri.

të fundit

Aksident në Bulqizë, makinat përplasen kokë më kokë, dy persona të lënduar

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, në dalje të qytetit të Bulqizës në drejtim të Dibrës. Sipas…

8 minutes ago

Dosja e AKSHI-t/ Zbardhen bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit: I sistemoj unë gjonat pam pam pam, për Ilir Beqajn do…

Në dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, janë edhe…

29 minutes ago

Prefektja e Shkodrës bëhet lëmsh me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është Live (VIDEO)

Ditën e sotme, të gjithë zyrtarët qendror dhe lokal kanë zgjedhur kishat e qytetit të tyre për të uruar besimtarët…

54 minutes ago

Plagosi një shtetas dhe u arratis nga vendngjarja, arrestohet i riu në Tiranë

Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet R.B. është arrestuar nga policia e kryeqytetit. Mësohet se i riu, gjatë një konflikti…

1 hour ago

Goli i shënuar e bëri protagonist, projektohet rol kryesor për Armando Brojën

Goli i shënuar nga Armando Broja në ndeshjen ndaj Bornmuthit, ka qenë i rëndësishëm për ekipin e Bërnlit që të…

1 hour ago

Përdorën karburantin e punës në shkelje, pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës, janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se, në…

2 hours ago