Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë e Policisë Kufitare të Kosovës ka patrulluar me barka lundruese në liqenin e Ujmanit në veri.
Policia njoftoi në Facebook se “po vazhdon me përkushtim dhe profesionalizëm në realizimin e detyrave të përgjithshme të saj ku përfshihen: mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve, mbrojtja e të drejtave dhe lirive njerëzore pa dallim, parandalimi i rrezikut, hetimi dhe zbulimi i veprave penale etj, deri tek menaxhimi i kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës”.
“Në këtë fushëveprim në funksion të menaxhimit efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë (NJNSH)e Policisë Kufitare të Kosovës me zyrtarët e saj sot ka realizuar patrullim me barka lundruese në liqenin e Ujmanit”, njoftoi Policia.
“Patrullime të tilla të Policisë së Kosovës, përveç mbikëqyrjes së kufirit ujor parandalojnë edhe veprat penale në kufij, ofrojnë sigurinë territoriale të ujërave, parandalojnë kalimet ilegale, kontrabandimin e mallrave, peshkimin ilegal si dhe ofrojnë mbrojtjen ekologjike ujore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia thotë se “mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme në vend dhe menaxhimin e kufirit shtetëror, bazuar në mandatin e saj kushtetues dhe ligjor”.
Po në liqenin e Ujmanit, KFOR-i njoftoi sot se kreu disa stërvitje specifike për rreth katër orë.
Gazetarja e njohur Anila Hoxha, teksa për emisionin “Breaking", ka dhënë detaje të reja në lidhje me dhunimin e avokatit…
Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, ka mbledhur grupin parlamentar. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, është mbledhur për të diskutuar…
Mëngjesin e sotëm, një aksident është regjistruar në rrugën që lidh Vlorën me Selenicën. Sipas informacioneve, raportohet se pranë fshatit…
Fushata e solidaritetit është iniciuar nga Durim Kola, vëllai i 48-vjeçarit Arti Kola, një nga viktimat e tragjedisë. Fondet e…
Mesfushori i Kombëtares Julian Shehu, po bën një sezon shumë të mirë në aspektin personal në kampionatin polak, aty ku…
Me ambicien e transformimit të Shqipërisë në një vend eksportues të energjisë elektrike, qeveria “Rama” ka dhënë me dhjetra licensa…