Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës, u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar dhe të armatosur rëndë.
Nga sulmi terrorist, mbeti i vrarë rreshteri u Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Një vit pas, Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla thotë për “Top Channel” se me provat e siguruara dëshmohet që grupi terrorist ishte i mbështetur nga shteti i Serbisë.
None found
Gjatë një interviste, ai deklaroi se rreziku për të sulmuar sërish vazhdojnë, pasi sipas tij ka informacione që grupe terroriste po trajnohen përtej kufijve.
Gjithashtu, ai tha se nëse do të ketë një sulm tjetër, Kosova po punon që “të dalin humbës”.
“Situata në Veri është e qetë, patjetër që mundësia për incidente vazhdon të jetë reale, ne po punojmë shumë që të rrisim kapacitetet tona që skenarë të tillë edhe nëse tentohen të përsëriten, të dalin humbës. Përderisa ka grupe që trajtohen matanë kufijve, rrezik ka. Ne kemi informacione që këto grupe vazhdojnë të trajnohen”, deklaroi ai.
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se inflacioni në Maqedoninë e Veriut gjatë korrikut ishte 2,3 për qind, ndërsa rritja e…
Një aksident i tmerrshëm trafiku në të cilin humbën jetën tre persona ndodhi të shtunën në mbrëmje në një autostradë…
Një zjarr i përmasave të mëdha që shpërtheu të premten në parkun natyror të malit Fann, në perëndim të Belgjikës,…
Një burrë përjetoi momente paniku në një restorant në Turqi, pasi një copë ushqimi i ngeci në fyt teksa po…
Policia e Shtetit ka finalizuar faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim të ngushtë me…
Ngjarjet e fundit të ndodhura në Elbasan dhe Sarandë kanë sjellë reagimin e deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i…