Categories: kosovë

Nisin punimet për parkun fotovoltaik prej 105 MW në Kramovik të Rahovecit

Në fshatin Kramovik të Rahovecit janë inauguruar punimet për ndërtimin e Parkut Solar Fotovoltaik me kapacitet 105 megavatë. Në ceremoni mori pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili e vlerësoi këtë projekt si të rëndësishëm për forcimin e sigurisë energjetike të Kosovës.

Të lidhura

None found

Kurti deklaroi se përzgjedhja e projektit përmes ankandit të Ministrisë së Ekonomisë paraqet një shembull të procesit transparent dhe konkurrues, model që sipas tij do të përdoret edhe për projektet e ardhshme në fushën e energjisë.

Sipas tij, tarifa prej 48.88 eurosh për megavat-orë është arritur si rezultat i konkurrimit ndërmjet pesë ofertuesve.

“Madhësia e kapacitetit dëshmon peshën e këtij projekti për sistemin energjetik të vendit. Procedura e përzgjedhjes dhe çmimi konkurrues tregojnë ndryshimin që qeverisja jonë e ka sjellë në projektet e mëdha energjetike: transparencë të plotë, ku dokumentacioni është i qasshëm për secilin, investitorët marrin informata të njëjta dhe garojnë në kushte të barabarta e të qarta”, deklaroi Kurti.

Ai theksoi se investimi ndikon jo vetëm në shtimin e prodhimit vendor të energjisë, por edhe në angazhimin e diasporës në investime. Kurti njoftoi se Orllati Group, kompania udhëheqëse e konsorciumit fitues, është zhvilluar në Zvicër.

Duke paraqitur zhvillimet e planifikuara në energjinë e ripërtërishme, kryeministri në detyrë tha se ankandi i ardhshëm për kapacitete të energjisë së erës deri në 100 megavatë ka hyrë në fazën përfundimtare të ofertimit.

Në këtë proces, sipas tij, janë parakualifikuar tre ofertues nga Franca, Gjermania dhe Kosova, si dhe nga Turqia.

Kurti njoftoi po ashtu se parku eolik prej 70 megavatësh në Zatriq është afër përfundimit. Ndërkohë, KEK pritet që, me përkrahjen e Bankës Zhvillimore Gjermane (KfW), të hapë tender për një park të ri solar me kapacitet 100 megavatë.

Në fjalimin e tij, ai tha se Strategjia Energjetike e Kosovës parashikon rritjen e prodhimit në vend përmes modernizimit të termocentraleve me thëngjill, zhvillimit të projekteve diellore dhe eolike, investimeve në rrjet, baterive për ruajtjen e energjisë, masave për efiçiencë energjetike dhe integrimit të tregut energjetik me Shqipërinë dhe Evropën.

Kurti shtoi se Qeveria synon një përdorim të përgjegjshëm të thëngjillit, me theks te gazifikimi. Ai bëri të ditur gjithashtu se po shqyrtohet mundësia e shfrytëzimit të gazit të lëngëzuar (LNG) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes bashkëpunimit me Shqipërinë në Termocentralin e Vlorës.

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

4 hours ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

4 hours ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

4 hours ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

4 hours ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

5 hours ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

5 hours ago