Prej 1 korrik 2026, zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit Shqiptar kanë nisur patrullimet e përbashkëta në territorin e Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy institucioneve policore.
Kjo formë bashkëpunimi po zbatohet për sezonin turistik veror.
None found
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet: “Ky angazhim i përbashkët synon forcimin e bashkëpunimit profesional, rritjen e sigurisë rrugore dhe ofrimin e një shërbimi sa më efikas për qytetarët dhe të gjithë përdoruesit e rrugëve, veçanërisht gjatë sezonit veror kur qarkullimi ndërmjet dy vendeve shënon rritje të konsiderueshme. Patrullimet realizohen në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë ndërmjet dy policive, duke reflektuar partneritetin e ndërtuar ndër vite dhe angazhimin e përbashkët për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e aksidenteve në trafik dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Policia e Kosovës e çmon lart bashkëpunimin me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe thekson se mbetet e angazhuar për zhvillimin e nismave të përbashkëta që ndikojnë në sigurinë e qytetarëve të të dyja vendeve.
Në njoftim thuhet gjithashtu: “Ftojmë të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit dhe të kontribuojnë në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë”.
Pas gjetjes së trupit të pajetë të 25-vjeçarit i cili ishte zhdukur në Liqenin e Batllavës, tashmë në vendin e…
Operacioni policor kundër krimit të organizuar, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda dhe…
Dega e BDI-së në Dibër mbajti mbrëmë Kuvendin Zgjedhor, në të cilin u zgjodhën organet e reja të degës, ndërsa…
Duke folur për kërkesat e opozitës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kryeministri Hristijan Mickoski tha se do të pranojnë të…
Kosova ka hyrë në një fazë të re të politikës së pagave, duke e rritur pagën minimale në 500 euro,…
Nga sot, kompanitë e sektorit privat në Maqedoninë e Veriut mund të fillojnë pagesën e regresit për pushimin vjetor (K-15),…