Categories: kosovë

Nisin pagesat për viktimat e rastit të komandantit “Cali

Viktimat e çështjes së Salih Mustafës, i dënuar nga Gjykata Speciale për krime lufte, kanë filluar të marrin kompensimin e përcaktuar nga gjykata. Megjithatë, Dhomat e Specializuara të Kosovës kërkojnë krijimin e një mekanizmi të ri nga shteti i Kosovës për mbulimin e plotë të dëmshpërblimeve, ndërsa Ministria e Drejtësisë nuk ka dhënë një qëndrim lidhur me këtë çështje.

Të lidhura

None found

Në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës në Dhomat e Specializuara të Kosovës ishin të përfshira tetë viktima.

Përveç vendimit për dënimin e Mustafës, trupi gjykues vendosi edhe për kompensimin financiar të viktimave.

Vlera e përgjithshme e dëmshpërblimit është 207 mijë euro.

Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se vendimi për kompensim tashmë po zbatohet.

“Urdhri i dëmshpërblimeve në rastin Salih Mustafa është në proces të zbatimit. Viktimat kanë marrë një përqindje të dëmshpërblimeve të urdhëruara për to. Gjyqtari i Vetëm i ngarkuar me zbatimin e urdhrit të dëmshpërblimeve i ka urdhëruar gjithashtu Regjistruesit të shqyrtojë rrugë të tjera për zbatimin e plotë të urdhrit të dëmshpërblimeve, duke përfshirë programin e kompensimit të viktimave në Kosovë”, tha Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Megjithatë, realizimi i plotë i vendimit mbetet i vështirë.

Meqë Salih Mustafa nuk ka mundësi financiare për të paguar të gjithë shumën e përcaktuar, Dhomat e Specializuara u kanë kërkuar prej disa vitesh institucioneve të Kosovës që të marrin përsipër kompensimin e viktimave.

Kjo kërkesë është përsëritur për të paktën dy vite.

“Gjyqtari i Vetëm i ka kërkuar më tej Qeverisë së Kosovës të krijojë një mekanizëm kompensimi për të kompensuar viktimat e krimeve nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara. Si mjet të fundit, ai vuri në dukje se ekziston mundësia që Dhomat e Specializuara të marrin donacione vullnetare jo të destinuara me qëllim të kontributit në pagesën e dëmshpërblimeve të dhëna viktimave me anë të një urdhri përfundimtar dëmshpërblimi të lëshuar nga Dhomat e Specializuara. Gjyqtari i Vetëm theksoi se mundësia e eksplorimit të rrugëve të tjera nuk e liron në asnjë mënyrë Salih Mustafën nga detyrimi i tij për të kompensuar viktimat, as nuk e liron Kosovën nga përmbushja e detyrimeve të saj ndaj viktimave dhe krijimi i një mekanizmi dëmshpërblimi”, shtoi Angela Griep.

Televizioni kërkoi një përgjigje nga Ministria e Drejtësisë nëse ekziston gatishmëria për krijimin e këtij mekanizmi, por dikasteri nuk ktheu përgjigje.

Më herët, Ministria e Drejtësisë kishte deklaruar se kompensimi i viktimave në proceset e zhvilluara në Gjykatën Speciale nuk përfshihet në fondin aktual për kompensimin e viktimave.

Në këtë kuadër, kërkohet që të gjithë personat me statusin e viktimës, pavarësisht institucionit ku është trajtuar çështja e tyre, të kenë trajtim të barabartë.

“Jo vetëm viktimat e Dhomave të Specializuara të Kosovës që duhet të kompensohen, por për të gjitha proceset duhet të vlejë edhe për ato procese që gjykohen në Kosovë dhe që janë gjykuar edhe më herët nga UNMIK-u, edhe nga EULEX-i, dhe nuk duhet të kemi favorizime të ndonjë Gjykate. Të gjitha viktimat duhet të trajohen në mënyrë të barabartë”, deklaroi Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Salih Mustafa është personi i parë i dënuar nga Gjykata Speciale për krime lufte.

të fundit

Mbappe në dyshim për El Clasicon, Real Madridi zbulon diagnozën e dëmtimit

Kylian Mbappe është rikthyer në Madrid pasi u largua nga grumbullimi i Kombëtares së Francës, ndërsa të shtunën iu nënshtrua…

13 minutes ago

Hoxhaj: Protestat për UÇK-në po forcojnë patriotizmin dhe po krijojnë një testament të ri atdhedashurie

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se protestat e përditshme në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po krijojnë…

17 minutes ago

Investigation into the murder of Judge Astrit Kalaja concluded, prosecution communicates charge to Elvis Shkambi

Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar sot Elvis Shkambit akuzën për “vrasje të funksionarëve publikë për shkak të detyrës”. Ky…

17 minutes ago

Trump delivers an unexpected “blow” to the world, refuses to reopen Hormuz, oil prices could multiply

Një reagim i ardhur papritmas nga presidenti amerikan Donald Trump, pritet që të sjellë sërish trazia në tregjet globale të…

18 minutes ago

Not in my name”: Citizens gather for the 11th night in support of the KLA and its leaders in The Hague

Edhe sonte, natën e 11-të me radhë qytetarët u mblodhën në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin…

19 minutes ago

From €38,000 lent to €123,000 paid: what the case file says about the three usury suspects

Për 38 mijë euro të marra, një viktimë e fajdes po dyshohet se u detyrua t’ua paguaj tre të dyshuarve…

19 minutes ago