kosovë

Nga protestat e arrestimet në rrugë deri te postet e larta shtetërore/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

Detyra e Presidentit të Kosovës i ka kaluar zyrtarisht kryeparlamentares Albulena Haxhiu, pasi Vjosa Osmanit i përfundoi sot mandati. Haxhiu e ka marrë përkohësisht funksionin e presidentes si ushtruese detyre pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjedhë një president të ri brenda afatit.

Ndërkohë media kosovare “Radio Evropa e Lirë”, ka bërë një profil të jetës politike të Albulena Haxhiut. Të cilin mund ta lexoni më poshtë:

Të lidhura

None found

Aktiviste politike, deputete, ministre e kryetare e Kuvendit, ky është rrugëtimi 16-vjeçar i Albulena Haxhiut, e cila nga 4 prilli është edhe ushtruese e detyrës së presidentit, për shkak të skadimit të mandatit të presidentes së deritashme, Vjosa Osmanit.

Haxhiu, 38-vjeçare, do të jetë në krye të shtetit, derisa për deputetët e legjislaturës së 10-të po rrjedh afati kushtetues – deri më 28 prill – që ta zgjedhin presidentin e ri.

Në të kundërtën, vendi duhet t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme brenda 45 ditësh.

Sipas Kushtetutës, pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit, “nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj”.

Pasi e pranoi detyrën pasditën e 4 prillit nga presidentja e deritanishme, Haxhiu tha se është e vetëdijshme për përgjegjësitë kushtetuese që sjellë kjo detyrë, megjithëse përkohësisht për të.

“Unë e kuptoj përgjegjësinë dhe obligimet kushtetuese dhe zotohem se do të veproj në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”, tha Haxhiu teksa e pranoi detyrën.

Albulena Haxhiu është pjesë e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ndërsa kryetare e Kuvendit është zgjedhur më 11 shkurt, ditën kur është formuar edhe Qeveria e re.

Ngjitja e saj në këtë pozitë nuk ka qenë proces i lehtë. Ajo është propozuar për kryeparlamentare mbi 50 herë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025, mirëpo nuk i ka siguruar asnjëherë votat e nevojshme.

Megjithatë, për disa muaj ajo e ushtroi pozitën e nënkryetares, deri në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit 2025.

Si njihet Haxhiu?

Me t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhiu është zgjedhur deputete e legjislaturës së katërt të Kuvendit të Kosovës në periudhën 2011- 2014.

Ajo ka qenë deputete shtatë herë radhazi, derisa në katër legjislaturat e fundit është emëruar në pozita tjera: ministre, nënkryetare e Kuvendit dhe kryekuvendare.

Si deputete, ajo e ka udhëhequr për dy mandate Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Më 2020, Haxhiu është emëruar ministre e Drejtësisë, dhe është riemëruar në atë pozitë edhe në Qeverinë e radhës të formuar më 2021.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe 28 dhjetorit 2025, ajo ishte gruaja më e votuar – në procesin e parë zgjedhor i fitoi mbi 125 mijë vota, në të dytin mbi 174 mijë sosh.

Nga protestat në rrugë deri te Presidenca

Sa ka qenë në opozitë, Haxhiu është parë pothuajse gjithmonë në ballë të protestave të Lëvizjes Vetëvendosje, për çka është arrestuar disa herë.

Më 2018, pas një procesi disavjeçar, Haxhiu është dënuar me kusht nga Gjykata Themelore në Prishtinë për hedhje të gazit lotsjellës e pengim të personit zyrtar, veprime të cilët ajo dhe deputetë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje i ndërmorën për ta penguar ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ajo u përfshi në tensione edhe në korrik të vitit 2023 sa ishte ministre e Drejtësisë.

Përgjatë një seance të Kuvendit, Haxhiu përplas fizikisht me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtakun, i cili gjuajti me ujë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa po fliste në foltore.

Më herët gjatë vitit, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar një aktakuzë ndaj Haxhiut, dhe disa ish-deputetëve tjerë, të cilët akuzoheshin për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016, duke i dhënë fund një procesi të gjatë gjyqësor.

Ushtruesja e detyrës së presidentit është e lindur më 11 maj 1987 në Prishtinë.

Studimet i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe në Universitetin e Evropës Juglindore, në drejtimin e të drejtës penale.

Haxhiu është e martuar me ish-anëtarin e LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Alban Krasniqin, dhe i ka tre fëmijë./REL

të fundit

Irani sulmon Kuvajtin me dronë, mbyllen dy njësi të mëdha të energjisë

Irani ka goditur sërish Kuvajtin me anë të dronave, gjë e cila ka bërë të mundur mbylljen e dy njësive…

23 minutes ago

Lufta në Lindjen e Mesme/ Irani thyen rekord për mbylljet më të gjata të internetit në mbarë vendin

Organizata joqeveritare NetBlocks, e cila monitoron sigurinë kibernetike ka deklaruar se ndërprerja e aksesit në internet e imponuar nga autoritetet…

1 hour ago

Terror pranë Shtëpisë së Bardhë, të shtëna me armë zjarri, Donald Trump ndodhej brenda

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar shumë pranë Shtëpisë së Bardhë në orët e natës, duke vënë në lëvizje…

1 hour ago

Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

Mëngjesin e sotëm, policia njoftoi se një i dënuar për dhunë në familje ka humbur jetën në QSUT, pasi ishte…

2 hours ago

Gledis Nano në tapetin e kuq mes VIP-ave! Kush e shoqëron ish-kryepolicin në premierën e filmit të Luana Vjollcës (FOTOT)

Premiera e filmit “Policë për jetë” me prodagonist kryesor Luana Vjollca, Olsi Bylyku dhe Nik Xhelilaj, ka sjellë në tapetin…

2 hours ago

Zjarr në qendër të Tiranës, flakët përfshijnë pallatin

Një zjarr ka rënë në zonën e njohur si “9-katëshet” në Tiranë, ku flakët kanë përfshirë një pallat banimi, duke…

3 hours ago