Institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë u krijuan në vitin 2001. Prej atëherë, në krye të Kuvendit kanë qenë tetë figura politike, të shpërndara në 10 legjislatura.
None found
Mandati i parë i drejtimit të legjislativit i takoi Nexhat Dacit. Ai u zgjodh kryetar si deputet i LDK-së pas zgjedhjeve të para parlamentare dhe qëndroi në këtë detyrë nga viti 2001 deri më 2006. Megjithatë, mandatin e dytë nuk e përmbylli, pasi në këtë post u zëvendësua nga bashkëpartiaku i tij, Kolë Berisha.
Berisha e udhëhoqi Kuvendin deri në përfundimin e legjislaturës së dytë, në nëntor të vitit 2007.
Pas tij, drejtimin e Kuvendit e mori Jakup Krasniqi i PDK-së. Ai shërbeu në këtë funksion për dy mandate, deri në fund të vitit 2014. Në kohën kur Krasniqi ishte kryetar, më 17 shkurt 2008, Kuvendi miratoi Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Pas zgjedhjeve të vitit 2014, kriza politike u zgjidh me zgjedhjen e Kadri Veselit, po nga PDK-ja, në postin e kryetarit të Kuvendit. Veseli e ushtroi detyrën në dy mandate, të dyja të ndërprera në mes, deri në mbylljen e legjislaturës së 6, në vitin 2019.
Në dhjetor të po atij viti, Kuvendi zgjodhi në krye Glauk Konjufcën e Vetëvendosjes. Ai qëndroi vetëm disa javë në këtë pozitë dhe në shkurt 2020 dha dorëheqje, pasi u emërua zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti 1. Ky zhvillim erdhi si pjesë e marrëveshjes për ndarjen e pushtetit ndërmjet VV-së dhe LDK-së.
Pas largimit të Konjufcës, kryetare e Kuvendit u bë Vjosa Osmani. Ajo e mbajti këtë post deri në mars të vitit 2021, kur u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës si kandidate e nominuar nga partia e Albin Kurtit.
Legjislatura përkatëse u ndërpre para përfundimit, pasi Kuvendi u shpërbë pas “shkarkimit” kushtetues të Avdullah Hotit nga detyra e kryeministrit.
Me formimin e Legjislaturës së 8-të, deputetët e shumicës ia dhanë edhe një herë drejtimin e Kuvendit Glauk Konjufcës. Ai e mbajti detyrën deri në përfundim të kësaj legjislature.
Në Legjislaturën e 9-të, posti i kryetarit kaloi te Dimal Basha. Zgjedhja e tij erdhi pas një ngërçi të gjatë, gjatë të cilit kandidatja e parë e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, nuk arriti të siguronte votat e nevojshme, pavarësisht më shumë se 50 tentimeve.
Haxhiu u zgjodh përfundimisht kryetare në legjislaturën e re, të 10-tën. Kjo legjislaturë zgjati vetëm disa muaj, pasi Kosova shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme, për shkak të pamundësisë për zgjedhjen e presidentit të shtetit.
Emri i kryetarit ose kryetares së re të Kuvendit pritej të përcaktohej këtë të enjte, gjatë seancës konstituive. Por Albin Kurti, kryetari i partisë fituese, Vetëvendosjes, kërkoi pezullimin e procedurës deri në arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.
Nëse drejtimi i Kuvendit i besohet sërish një përfaqësuesi të VV-së, kjo parti do të ketë numrin më të madh të kryeparlamentarëve: tre ose katër, në varësi të faktit nëse Albulena Haxhiu do të vazhdojë apo jo në këtë funksion. Dy emrat e tjerë të VV-së janë Glauk Konjufca dhe Dimal Basha.
Në këtë numërim nuk përfshihet Avni Dehari, i cili si deputeti më i vjetër ka drejtuar për disa muaj punimet e Kuvendit gjatë Legjislaturës së 9-të, në cilësinë e “kryesuesit”.
LDK renditet e dyta për nga numri i kryetarëve të Kuvendit, me Nexhat Dacin, Kolë Berishën dhe Vjosa Osmanin.
PDK-ja ka pasur dy kryetarë të Kuvendit dhe gjithsej katër mandate në këtë post: dy mandate për Jakup Krasniqin dhe dy për Kadri Veselin.
Ka kaluar më shumë se një vit që kur Luka Modric i dha fund aventurës së tij 13-vjeçare te Real…
Pas konfirmimit nga Qendra Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) se një shtetase e huaj është diagnostikuar me malarie dhe po…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të zhvillojnë sot një takim…
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska‑Koçoska, sot deklaroi se për realizimin e projekteve strategjike nuk mjafton vetëm përcaktimi politik, por nevojitet…
Kryeministri Hristijan Mickoski foli sot lidhur me akuzat e fundit të opozitës për raportin më të ri të Eurostatit, që…
Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka shpallur “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, mes të cilëve edhe aktivistin…