kosovë

Nesër takimi me Vuçiç, Kurti: Beogradi përgjegjës për eskalimet në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me takimin e nesërm që pritet të zhvillohet Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Kurti tha se beson që përveç tjerash, takimi i nesërm, edhe ai bilateral por edhe ai trelateral do të jetë në funksion të rekapitullimi të procesit trevjeçar të dialogut mes dy vendeve. Ai shtoi se nga shkelja e Marrëveshjes Bazike vijnë problemet në raportin me Serbinë.

“Të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si mund të ecët para. Për bindjen time, Marrëveshja Bazike me Aneksin e Ohrit e bën normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohje së paku de-facto në qendër. Andaj, kjo është zgjidhja evropiane e fqinjësisë së mirë, por që nuk është realizuar deri më sot për shkak se para se të kemi edhe zbatim të marrëveshjes, kemi pasur shkelje sistematike të saj që ka kulmuar me letrën e kryeministres Bërnabiç, ku Serbia u tërhoq nga Marrëveshja Bazike dhe prej aty na vijnë të gjitha problemet. Pra, nga shkelja e Marrëveshjes Bazike vijnë problemet në raportin me Serbinë.”, tha Kurti.

Më tej, kreu i qeverisë përmendi që dje janë bërë 9 muaj nga vrasja e rreshterit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, teksa shtoi se përgjegjës për tensionet dhe eskalimet në veri është Beogradi.

“Kemi pasur vazhdimisht tensione, nganjëherë edhe eskalime, por që të gjitha e kanë adresën sepse përgjegjësinë e fajësinë në Beogradin zyrtar”, tha kryeministri

Ky do të jetë takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiç në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, pas ngjarjeve në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar, kur një grup i armatosur serb sulmoi policinë e Kosovës dhe vrau një polic. Kosova e akuzoi Serbinë për këtë sulm, por ajo e mohoi çdo përgjegjësi.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha më 24 qershor se shpreson të ketë përparim në dialog dhe kujtoi se ekziston një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila duhet të zbatohet në terren. Ai tha se “ka problem” sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, por theksoi domosdoshmërinë e mbajtjes së një takimi të nivelit të lartë “për të ditur se ku jemi”.

Tags: kurti

të fundit

Përdorimi i fëmijëve për klikime: Një traumë që nuk fshihet me “like”

Videoja e fundit që qarkulloi në TikTok, ku influencuesja Hatixhe Brika “shtyn dhe godet” një fëmijë 2-3 vjeç si pjesë…

13 minutes ago

Realizohet për herë të parë në Shqipëri, Kirurgjia Zgjuar në Trurin e një Fëmije (VIDEO)

Realizohet për herë të parë në Shqipëri, Kirurgjia Zgjuar në Trurin e një Fëmije, një ndërhyrje e rrallë dhe delikate…

24 minutes ago

Zbulohen EMRAT e 58 koordinatorëve patronazhistë të rajonit nr 2 në Fier/ Drejtorë, mësues dhe mjekë, kush punoi nën urdhrat e Ballukut

Në zgjedhjet parlamentare të 11 Maj 2025, Partia Socialiste e transformoi systemin e patronazhimit në një rrjet të strukturuar dhe…

35 minutes ago

Jorida Tabaku: Paga mesatare 900 euro? Shqiptarët përballen me fatura që s’dalin as me dy paga minimale

Këtë të hënë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një postim në "Facebook", u shpreh se prej një viti…

1 hour ago

Ndarja nga Fedez – Chiara Ferragni gjen dashurinë e re

Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti Provera kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre me një postim në Instagram. Fotoja e parë e…

1 hour ago

Gazetari Artur Zheji përcillet për në banesën e fundit

Eshtë mbyllur ceremonia e homazheve në nder të Artur Zhejit, mbajtur sot në Universitetin e Arteve. Pak pas orës 12:10,…

2 hours ago