kosovë

Nën tingujt e himnit, ngrihet flamuri i Kosovës! Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë: Jemi më të fortë se kurrë

Flamuri i Republikës së Kosovës, është ngritur në oborrin e Qeverisë, për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë.

Nën intonimin e himnit nga orkestra e Forcës së Sigurisë së Kosovares, flamuri valoi nën kujdesen e ushtarëve të Kosovës. Pjesë e ceremonisë ka qenë edhe presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe ministra e përfaqësues të kabinetit.

Në fjalën e mbajtur, krerët shtetërorë kujtuan sakrificën më sublime të atyre që dhanë jetën për liri, derisa theksuan se Kosova sot është më e fortë se kurrë. Sipas Osmanit, në këto 16 vjet të shtetësisë së saj, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe i ka dëshmuar botës se është kontribuuese e paqes, sigurisë dhe stabilitetit edhe përtej kufijve të saj.

“Këto 16 vjet të shtetit tonë Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe ka vendosur për të treguar para botës se jo vetëm që e ka merituar lirinë dhe pavarësinë e saj, por është kontribuuese e paqes, stabilitetit dhe sigurisë edhe përtej kufijve të saj. Dua t’i urojë të gjithë qytetarët e Kosovës sepse gjithsecili ka dhënë një kontribut për shtetin tonë, por në veçanti dua t’i kujtojë ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre, dhanë jetën e tyre, dëshmorët e kombit, të gjithë martirët tonë. Në këtë ditë kujtojmë vizionin e arkitektit të pavarësisë, presidentit Ibrahim Rugova dhe sakrificën e pashembullt, trimërinë dhe guximin e familjes Jashari dhe gjithë ushtarëve me në krye komandantin Adem Jashari”, tha Osmani.

Se 17 shkurti është ditë e festimit, por edhe falënderimit dhe mirënjohjeve tha kryeparlamentari Galuk Konjufca. Sakaq, për kryeministrin Albin Kurti, Kosova asnjëherë nuk ka qenë kaq e fortë, e sigurt dhe demokratike. Pas ngritjes së flamurit, krerët shtetërorë vazhduan për homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi.

të fundit

Raporti i ESHR-së: Gjendje alarmante në “Higjienën Komunale” të Shkupit, borxhe 12 milionë euro dhe mbi gjysma e automjeteve jashtë funksionit

Enti Shtetëror i Revizionit ka dhënë opinion të pafavorshëm për punën e NP “Higjiena Komunale – Shkup” për vitin 2024,…

3 minutes ago

Zbardhet biseda e fundit e Ann Widdecombe në televizion, pak çaste para se të humbiste jetën: Detajet e reja nga hetimi për vrasjen e ish-deputetes

Një intervistë televizive e regjistruar por e patransmetuar më parë, e realizuar me miratimin e familjarëve, hedh dritë mbi momentet…

13 minutes ago

“Së bashku ose asgjë”, dëshmia prekëse e bashkëshortes që i shpëtoi jetën burrit pasi xhami i avionit u thye në fluturim: E mbajta fort, nuk e lëshova

Një situatë tejet e rëndë ka shënuar fluturimin e Ryanair nga Selaniku drejt Memmingenit, ku një dritare e aeroplanit u…

13 minutes ago

Një veprim fisnik nga Norvegjia: Fondet e biletave të ndeshjes kundër Izraelit destinohen për ndihma në Gaza

Shoqata Norvegjeze e Futbollit ka vendosur të dhurojë të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave të ndeshjes kualifikuese për…

13 minutes ago

“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën gjatë luftës”, Pandeli Majko reagon pas deklaratës së ministres serbe: Sinqeriteti i saj është vazhdimësi e politikës së Millosheviçit

Ish-kryeministri i vendit Pandeli Majko, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç,…

14 minutes ago

Albulena Haxhiu merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës për ambasadorin zviceran Jürg Sprecher

U.d. së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në pritjen lamtumirëse të organizuar me rastin e…

19 minutes ago