Categories: kosovë

Negrovci pas dënimeve të Hagës: ‘Ata s’mund t’i dënojnë në emrin tonë’, Kuvendit i kërkohet të shfuqizojë Gjykatën Speciale

Banorët e fshatit Negrovc, vendlindja e Jakup Krasniqit, e kanë pritur me hidhërim vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Ismet Krasniqi, banor i këtij fshati, në një prononcim për KosovaPress e cilësoi aktgjykimin si thellësisht të padrejtë dhe të papranueshëm. “Vendimin e kemi parë shumë të padrejtë. Kemi prit krejt diçka tjetër. Është dënim i papranueshëm për shqiptarët në përgjithësi. Nuk ka pas asnjë lloj baze ligjore me i dënua të katërtit. Jemi shumë të mërzitur. Dënimi i papranueshëm. Të them të drejtën, tërë natën s’kemi fjetur se kemi prit krejt diçka tjetër. Por nuk do të rrimë me duar të kryqëzuara. Do ta kërkojmë drejtësinë. Ata, në emër të popullit të Kosovës, në emër të popullit shqiptar në përgjithësi, janë të pafajshëm. Ata nuk mund t’i dënojnë në emrin tonë”, tha Krasniqi.

Krasniqi shpreson se institucionet e Kosovës mund të ndryshojnë këtë realitet dhe u bëri thirrje Qeverisë e Kuvendit të veprojnë. “Shpresat jemi duke i mbajtur, me thënë të drejtën te qeveria jonë, në krye me Albin Kurtin, duhet të vetëdijesohet dhe ata duhet të tubohen, të bëhen bashkë, të na prijnë, parlamenti të tubohet, ta shfuqizojë atë gjykatë edhe të kthehet drejtësia në vend”, deklaroi ai.

Ai përshkroi raportin e tij me Jakup Krasniqin, duke e njohur atë para, gjatë dhe pas konfliktit. “Po, momente kemi për bacin Jakup shumë, shumë, shumë: edhe para luftës, gjatë luftës, pas luftës. Momente çka të them për bacin Jakup nuk di as ku t’ia nis e as ku ta mbaroj. Momente kemi shumë. E baci Jakup s’ka meritu në këtë mënyrë me u trajtu asnjëherë. Kanë vuajt bashkë me popullin. Kemi luftuar sa kemi patur mundësi e sot të dënohen ata me 25 vjet, e 18, e 13…”, tregoi ai.

Në pyetjen për protestat e paralajmëruara, Ismet Krasniqi u shpreh i vendosur: “Po, personalisht, po. Vetëm nëse nuk jam gjallë.”

Xhevat Krasniqi, fqinj i Jakupit, gjithashtu e konsideroi të padrejtë vendimin, duke thënë se Jakupi nuk është personi që mund të kryente veprat për të cilat u dënua. “Për Kosovën është shumë i dëmshëm, sepse ne kemi qenë në vend tonë. Jakupin e kemi kojshi, nuk është ai njeri që bën ato gjëra. Jakupi jo për fshatin tonë, por krejt Kosovën është njeri i mirë, i pazëvendësueshëm, nuk e ka merituar. Është edhe një shpresë e vogël. Shpresoj do Zoti punojnë dhe të shfuqizohet gjykata. Organizimi është i mirë. Do të ketë protesta, si jo, katër të pafajshëm”, tha ai.

Mirjeta Gjoka-Krasniqi, e cila e ka Jakupin fqinj e kushëri, tha se vendimi i ka tronditur familjarët dhe gjithë fshatin. “Jakupin kushëri e kemi, ky vendim na ka tronditur të gjithëve. Kur u shpall vendimi na ka kthyer në luftë. E gjithë lufta e Ushtrisë Çlirimtare ka ra poshtë, na ka tronditur. Tepër është i rëndë, jemi në emocione dhe nuk po na besohet që e kanë dënuar aq shumë. Ne duhet, qeveria dhe na si popull, duhet të mos ndalemi, kemi shpresë të vogël në Gjykatën e Apelit, nuk duhet të ndalemi. Duhet derisa të bëhet një vendim tjetër. Ata duhet të jenë të fortë, e të shpresojnë që duhet të merret një vendim lirues në Gjykatën e Apelit”, tha ajo.

Zahide Krasniqi, një tjetër banore e Negrovcit, tregoi se familja dhe mbarë Kosova e kanë përjetuar rëndë këtë aktgjykim, duke u shprehur e pakënaqur veçanërisht me dënimin ndaj Jakup Krasniqit. “E kemi përjetuar shumë keq, e gjithë familja, e krejt Kosova. Dikush ka dalë në protesta. Më keq më nuk ka për Kosovën, shumë padrejtësi e madhe. Kanë luftuar për të drejtat e popullit, kemi qenë të shkelur gjithmonë, nuk e kemi pritur, ne menduam se do të festojmë, kjo ka qenë vdekje për neve. Atij i ka shkuar jeta edhe në burgje përpara. Ne me muaj e vite kemi çka me thënë, çka kemi hequr nëpër male, pa ngrënë e pa pi, fëmijët, masakrat, si nuk po i kujtohen, çka kemi përjetuar. Plus në emër të popullit, po qysh e dënon populli pjesëtarin e UÇK-së. Çka ka bërë Haga, ku është me shkel të drejtën e UÇK-së të pastër. Me vjet kisha fjetur para qeverisë që me u rrëzu gjykata”, tha Krasniqi.

Në përfundim të procesit, Gjykata Speciale në Hagë shqiptoi dënime të rënda: Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi u dënuan secili me 25 vjet burg, Kadri Veseli me 18 vjet burg dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burg.

të fundit

Haga fsheh emrat e viktimave serbe; 385 të ndaluar dhe 303 të torturuar, shqiptarët të detajuar në aktgjykim

Përmbledhja publike e aktgjykimit përmend serbët dhe romët si pjesë të viktimave, por nuk tregon numrin e tyre dhe nuk…

10 minutes ago

Ali Ahmeti thërret Kryesinë Qendrore të BDI-së, diskutohen zhvillimet për ish-drejtuesit e UÇK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot mbajti mbledhjen e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, përkatësisht Kryesisë Qendrore…

14 minutes ago

Zjarri në Koçan, dëshmia e inspektores: Pronari i “Pulsit” nuk paraqiti licencën dhe hyrja ishte e pakalueshme

Pronari i të ashtuquajturës kabare “Puls” në Koçan, Dejan Jovanov, nuk ua ka paraqitur për kontroll licencën e punës zyrtarëve…

14 minutes ago

110 days of resistance against the regime / March begins at Skanderbeg Square heading to the prime minister’s office: Arrest Rama!

Qytetarë kanë nisur marshimin nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Sot mbahet protesta e 110-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës,…

16 minutes ago

Negrovci after the Hague sentences: “They cannot sentence them in our name,” Assembly urged to abolish the Specialist Court

Banorët e Negrovcit e kanë pritur me zhgënjim vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare…

17 minutes ago

Kosovo records first death from West Nile virus, QKUK confirms

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se më 15 shtator 2026 është regjistruar rasti i parë i vdekjes…

18 minutes ago