Categories: kosovë

Në trevjetorin e rënies, familja e Afrim Bunjakut mban pritje përkujtimore

Në shenjë nderimi për rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën më 24 shtator 2023 gjatë një sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, familja e tij ka organizuar një pritje përkujtimore me rastin e trevjetorit të rënies.

Të lidhura

None found

Të afërm, miq, familjarë dhe qytetarë të shumtë kanë filluar të dynden për të nderuar kujtimin e Bunjakut, i cili ra në krye të detyrës gjatë përplasjeve me një grup të armatosur që kishte sulmuar forcat e rendit në pjesën veriore të vendit.

Sulmi i 24 shtatorit 2023 shënoi një nga ngjarjet më të rënda në veriun e Kosovës që nga përfundimi i luftës. Një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, duke i marrë jetën rreshterit Afrim Bunjaku dhe duke plagosur dy policë të tjerë.

Gjatë operacionit të forcave të rendit, tre anëtarë të grupit u vranë dhe tre të tjerë u vunë në pranga. Në afërsi të Manastirit të Banjskës, autoritetet zbuluan një sasi të konsiderueshme armatimi, pajisje të karakterit ushtarak dhe dokumentacioni që, sipas institucioneve kosovare, dëshmonte përgatitjen e sulmit.

Vetëm dy ditë pas ngjarjes, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla bëri publike pamjet filmike ku pretendohej se Milan Radoiçiq shfaqej në Manastirin e Banjskës së bashku me pjesëtarë të grupit të armatosur. Më 29 shtator 2023, Radoiçiq pranoi hapur përgjegjësinë për organizimin e sulmit.

Tashmë në trevjetorin e ngjarjes, Radoiçiq ende lëviz i lirë në territorin e Serbisë. INTERPOL-i kishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar më 7 dhjetor 2023, ndërsa Kosova ka kërkuar gjithashtu ekstradimin e personave të tjerë të akuzuar që gjenden jashtë territorit të saj.

Më 11 shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës depozitoi aktakuzën kundër Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë, të cilët përballen me akuza për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe pastrim parash. Sipas dokumentit të akuzës, grupi kishte për qëllim shkëputjen e veriut të Kosovës dhe aneksimin e tij me Serbinë.

Procesi gjyqësor për tre të pandehurit që ndodhen në paraburgim filloi në Gjykatën Themelore të Prishtinës një ditë pas përvjetorit të parë të ngjarjes. Ata u deklaruan të pafajshëm dhe gjykimi tashmë vijon me shqyrtimin e materialeve provuese dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve. Për 42 të akuzuarit e tjerë, gjykata nuk e ka lejuar zhvillimin e procesit në mungesë.

Në aktakuzë, Prokuroria pretendon se planet për sulmin kishin filluar të merrnin formë shumë më herët dhe se ishte Radoiçiq ai që kishte drejtuar, pajisur dhe financuar anëtarët e grupit. Gjithashtu, prokurorët ngrenë pretendime për mbështetje dhe përfshirje të strukturave shtetërore serbe, akuza këto që do të duhet të vërtetohen gjatë rrugës gjyqësore.

të fundit

Pas humbjeve zgjedhore, Trump emëron Stephen Miller në vend të Susie Wiles si shef stafi në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në drejtimin e administratës së tij. Stephen Miller, aktualisht zëvendësshef…

1 minute ago

Përleshje në avion për vendin e bagazheve të dorës, pak minuta para ngritjes në Kolumbi

Kaosi shpërtheu në një aeroplan në aeroportin El Dorado të Bogotës në Kolumbi, kur një sherr midis dy pasagjerëve për…

1 minute ago

Presidentja Shiroka Pula takohet me kryetarët e komunave: Qeverisja lokale është më pranë qytetarëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot me kryetarët e komunave, me ç’rast është njohur nga…

3 minutes ago

Lëvizjet në drejtimin e Policisë së Kosovës, ekspertët kërkojnë përzgjedhje sipas meritës dhe reforma me rezultate

Në fillim të kësaj jave, në Policinë e Kosovës janë raportuar ndryshime të shumta në strukturën udhëheqëse, me emërime dhe…

3 minutes ago

Prince Harry seeks to appeal ruling dismissing his lawsuit against the Daily Mail

Princi Harry ka ndërmarrë një tjetër hap në betejën e tij ligjore kundër shtypit britanik, duke kërkuar leje për të…

9 minutes ago

478 m² villa in Palasë: SPAK uncovers Belinda Balluku’s indirect ownership and ties to Arbër Abazi

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 i gazetares Klodiana Lala trajton rastin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku, duke u ndalur në…

9 minutes ago