Categories: kosovë

Në takimin e parë u vunë re shumë kontradita, Kurti dhe Vuçiç takohen për herë të dytë sot në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot (e hënë) do të takohen sërish në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçiqit. Takimi i parë mes tyre u zhvillua më 15 qershor, kur procesi i dialogut, i cili u ndërpre në shtator të vitit 2020, zyrtarisht rifilloi.

Të lidhura

None found

Takimi i parë tregoi se palët kishin dallime të mëdha, megjithatë të dy zyrtarët u pajtuan që të vazhdojnë takimet.

Siç njoftoi zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, bisedimet midis Kurtit dhe Vuçiqit do të përqendrohen në përparimin e arritur si dhe për hapat e mëtejmë në procesin e dialogut.

Beogradi zyrtar insiston që Prishtina të zbatojë Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Ndërkaq, Prishtina zyrtare ka theksuar se një numër i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, nuk po zbatohen si duhet nga Beogradi. Kosova, në këtë drejtim, veçmas ka përmendur marrëveshjen për kontrollin e kufirit, atë për njohjen e diplomave, për certifikatat e mallrave, lirinë e lëvizjes si dhe marrëveshjen për fusnotën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq javën e kaluar tha se delegacioni serb po shkon në këtë takim në Bruksel me “besimin më të madh” , por shtoi se nuk ishte i sigurt nëse përparimi është i mundur.

Ky do të jetë takimi i fundit i nivelit të lartë në kuadër të dialogut për pjesen e parë të këtij viti, pasi në institucionet evropiane zyrtarisht nis sezoni i pushimeve verore.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur në mars të vitit 2011, fillimisht në nivel teknik.

Në tetor të vitit 2012, ky proces kaloi nga niveli teknik në atë politik, kur kryeministrat e atëhershëm, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq nisën negociatat.

Në prill të vitit 2013, palët arritën Marrëveshjen e Brukselit, por shumica e marrëveshjeve që janë pjesë e saj, ende nuk janë zbatuar. Kosova heziton që ta zbatojë Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit për shkak se kjo marrëveshje, nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës ishte thënë se nuk është në përputhje me aktin më të lartë juridik të Kosovës.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian vazhdimisht ua kanë rikujtuar palëve se ky proves është i rëndësishëm edhe për perspektivën evropiane të të dyja vendeve.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thënë se ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve.

të fundit

Mitsotakis ironizon rikthimi i Alexis Tsipras me partinë e re: Synimi për të larguar mua nga posti, nuk të bën alternativë

Në Greqi është rikthyer debati politik pas hyrjes sërish në skenë të ish-kryeministrit Alexis Tsipras me një forcë të re…

18 minutes ago

Alba Pollozhani tregon arsyet se përse nuk u mbulua: Nuk është diçka që po e bëj për lojë ose për famë

Alba Pollozhani bëri bujë me një deklaratë sa ishte brenda Big Brother VIP Kosova 4. Në natën edhe kur doli…

22 minutes ago

Zelensky letër Trump dhe Kongresit amerikan, kërkon furnizim me raketa Patriot për tu mbrojtur ndaj Rusisë

Presidenti Volodymyr Zelensky i ka dërguar një letër Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Kongresit, duke përmendur mungesën kritike të…

25 minutes ago

Europa në alarm nga i nxehti ekstrem, 11 viktima në Francë dhe Britani

Europa po përballet me një valë të pazakontë të të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të madhe të kontinentit,…

39 minutes ago

Haxhiu me kongresistët amerikanë: NATO-ja, siguri afatgjatë për Kosovën

Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe siguria në rajon ishin temat kyç të takimeve mes krerëve shtetërorë të Kosovës me…

40 minutes ago

“Hezbollahu ka shkelur armëpushimin”, Izraeli lëshon paralajmërime për evakuime në jug të Libanit

Izraeli ka lëshuar një paralajmërim për evakuim për banorët në Libanin jugor këtë pasdite. Ata që janë në qytetin e…

1 hour ago