Abnora Luta, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ky institucion do t’i drejtohet gjykatës me një kërkesë për vendosjen e paraburgimit ndaj dy personave të arrestuar në Zubin-Potok.
None found
Të njëjtit akuzohen për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Personat e ndaluar janë identifikuar me inicialet M.J. dhe M.B. Ata po hetohen në kuadër të zbulimit të një varreze masive në territorin e Zubin-Potokut, ku u gjetën eshtra njerëzish që mendohet se u takojnë 23 intelektualëve mitrovicas. Këta të fundit dyshohet se u vranë nga trupat serbe gjatë konfliktit të vitit 1999.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, me autorizimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe kërkesën e prokurorit përgjegjës, autoritetet ligjzbatuese kanë përfunduar fazat e zhvarrimit, ekzaminimit mjeko-ligjor dhe njohjes së mbetjeve mortore në vendin ku u gjet varri i përbashkët në Komunën e Zubin-Potokut.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të para nga zgjedhjet e parakohshme lokale të mbajtura në…
Nuk ndalet revolta e qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë. Protestuesit janë duke marshuar në rrgët e kryeqytetit. Rinia po thërret në…
Armët vazhdojnë të jenë shqetësim për sigurinë në Kosovë. Vetëm gjatë vitit 2025, Policia konfiskoi rreth 2 mijë armë dhe…
Sopranoja e njohur Inva Mula ka reaguar në lidhje me protestën masive në Tiranë. Inva Mula shprehet se duhet që…
Mirlind Daku Mirlind Daku ka qenë abolutisht në mbrëmjen e tij më të mirë edhe pse aktivizua vetëm në pjesën…
Selia e Partisë Socialiste në Tiranë është bërë sërish epiqendër e përplasjeve gjatë protestës, ku një grup protestuesish kanë hedhur…