Categories: kosovë

Në oborrin e një xhamie në Prishtinë ngrihet flamuri amerikan, Maliqi shpreh mirënjohje: Faleminderit Amerikë

Në Xhaminë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë, të shtunën u zhvillua një ceremoni simbolike e shoqëruar me himnin amerikan, ku në shtizë u ngrit flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së. Ky veprim u organizua për të katërtin vit radhazi, si shenjë falënderimi për përkrahjen historike që Amerika i ka dhënë Kosovës.

Të lidhura

None found

Aktiviteti nisi me intonimin e himnit të SHBA-së, ndërsa më pas flamuri amerikan u ngrit nga imami i Xhamisë “Prof. Dr. Bedri Kamberi”, Labinot Maliqi. Sipas tij, vendosja e këtij flamuri në oborrin e xhamisë është kthyer tashmë në traditë dhe përfaqëson mirënjohjen e popullit të Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Maliqi: Ngritja e flamurit amerikan në oborrin e xhamisë, shprehje e sinqertë mirënjohjeje

“Sot është një ditë e veçantë. Për të katërtën vit radhazi, në oborrin e kësaj xhamie po ngremë flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shtizë për të shënuar Ditën e Pavarësisë së saj. Ky nuk është thjesht një akt ceremonial, është një gjest protokollar, është një shprehje e sinqertë mirënjohjeje. Sot Amerika kremton 250-vjetorin e pavarësisë. Një jubile historik që na kujton lindjen e një shteti të ndërtuar mbi një parim të madh: se njeriu ka dinjitet, se liria është e shenjtë dhe se të drejtat themelore nuk burojnë nga pushteti i njerëzve, por ato burojnë nga Krijuesi i Madhërishëm”, tha Maliqi.

Maliqi vuri në dukje se liria e besimit dhe e ndërgjegjes është ndër shtyllat themelore mbi të cilat u ngritën Shtetet e Bashkuara, teksa shtoi se kosovarët e njohin më së miri peshën e lirisë dhe rëndësinë e një aleati të sinqertë.

Maliqi: Vlerat më të çmuara mbi të cilat u ndërtua Amerika është liria e fesë

“Një nga vlerat më të çmuara mbi të cilat u ndërtua Amerika është liria e fesë dhe e ndërgjegjes. Themeluesit e saj e kuptuan se besimi nuk mund të imponohet me forcë dhe se njeriu duhet të jetë i lirë ta kërkojë të vërtetën me bindje, me arsye dhe me ndërgjegje. Si popull që kemi përjetuar luftën, padrejtësinë dhe mungesën e lirisë, ne e dimë më mirë se sa e shtrenjtë është liria dhe sa shumë vlen një mik i vërtetë në ditët më të vështira”, u shpreh ai.

Në përmbyllje të ceremonisë, ai theksoi se ngritja e flamurit amerikan në shtizën e xhamisë përbën një dëshmi të qartë të mirënjohjes së Kosovës ndaj SHBA-së, duke nënvizuar se falënderimi është edhe një virtyt që buron nga mësimet fetare.

Maliqi: Feja jonë na mëson se mirënjohja është virtyt shumë i madh

“Feja jonë na mëson se mirënjohja është virtyt shumë i madh. Profeti Muhamed, lavdatat dhe bekimet e Zotit qofshin për të, na ka lënë një mësim të përjetshëm, i cili thotë: “Kush nuk i falënderon njerëzit, nuk e ka falënderuar Zotin.” Sot, përmes kësaj ceremonie modeste, por me domethënie shumë të madhe, ne e vëmë në jetë pikërisht këtë mësim. Ne falënderojmë një mik të madh, duke mos harruar se burimi i çdo mirësie është prej Zotit të madhëruar dhe se Atij i takon falënderimi më i lartë. Prandaj sot, nga oborri i kësaj xhamie në Prishtinë, themi me respekt, me zemër dhe me mirënjohje: Faleminderit, Amerikë! Faleminderit për miqësinë e qëndrueshme! Faleminderit për mbështetjen e palëkundur! Faleminderit për kontributin historik në lirinë, paqen dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës!”, deklaroi Maliqi.

Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësisë, ndërsa 4 Korriku shënon 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së SHBA-së.

të fundit

The murder of Eglant Koçi: data on cryptocurrency accounts found on Armand Shakaj’s computers

Kompjuterët e sekuestruar në zyrat e Armand Shakajt kanë zbuluar të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, duke forcuar…

8 seconds ago

VIDEO/ Diaspora arrives in Albania/ With national symbols and banners, protesters enter Muriqan, ultimatum to Rama: Clear the way for an apolitical transitional government

Ditën e sotme 4 korrik 2026, pritet që një numër i madh të shqiptarëve nga diaspora të mbërrijnë në Tiranë.…

39 seconds ago

Some of His Closest Political Allies Have Been Put Under SPAK Investigation / Rama to BBC: The Protests Are a Sign of a Democratic Society

BBC i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit me të cilat po përballet vendi, ndërsa në lidhje me këtë…

1 minute ago

Vrasja e Eglant Koçit, nga kompjuterët e Armand Shakajt dalin të dhëna për llogari kriptomonedhash

Kompjuterët e sekuestruar në zyrat e Armand Shakajt kanë zbuluar të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, duke forcuar…

2 minutes ago

VIDEO/ Diaspora mbërrin në Shqipëri/ Me simbole kombëtare dhe pankarta protestuesit hyjnë në Muriqan, ultimatum Ramës: Hapi rrugë qeverisë tranzitore apolitike

Ditën e sotme 4 korrik 2026, pritet që një numër i madh të shqiptarëve nga diaspora të mbërrijnë në Tiranë.…

7 minutes ago

Policia zbulon disa lloje droge gjatë kontrollit në një banesë në Shkup

Policia e Shkupit njoftoi se gjatë një bastisjeje të kryer në një banesë në Shkup janë sekuestruar 11.5 kilogramë marihuanë,…

13 minutes ago