Categories: kosovë

Në Gjilan dhe Viti inspektohen 35 auto parkingje në kuadër të një aksioni të përbashkët

Në Gjilan dhe Viti është realizuar sot një operacion i përbashkët inspektues, i koordinuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Inspektoratin Qendror të Punës (IQP) dhe Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Tregtisë (IQMT).

Të lidhura

None found

Aksioni, i zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka filluar në orën 09:30. Gjatë kontrolleve janë përfshirë gjithsej 35 auto parkingje.

Autoritetet kanë njoftuar se gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të ndryshme. Për këto raste, institucionet përgjegjëse kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, në pajtim me kompetencat e tyre ligjore.

Në këtë fazë nuk janë bërë publike as lloji i shkeljeve të gjetura dhe as masat konkrete që mund të jenë shqiptuar. Institucionet kanë bërë të ditur se koordinimi ndërinstitucional do të vijojë edhe në aksione të tjera, me synim zbatimin e ligjit, luftimin e ekonomisë joformale dhe sigurimin e konkurrencës së ndershme në treg.

të fundit

Izraeli pa fitues të qartë: blloku i Netanjahut humbet shumicën

Sondazhet e para pas daljes nga qendrat e votimit (exit poll) në Izrael tregojnë se nuk ka një fitues të…

1 minute ago

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama shpërthen ndaj të rinjve që protestojnë: Dhunues urbanë dhe përndjekësish online

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat studentore, duke vënë në pikëpyetje nëse ajo që ai e cilëson si…

3 minutes ago

Vora dhe Vllaznia përballen në kërkim të fitores së vetme që u bën punë

Vora - Vllaznia VORA 0-0 VLLAZNIA“Abissnet Superiore”: Java 9-tëStadiumin: “FK Vora”Arbitër: Kreshnik Cjapi  FORMACIONET ZYRTARE:VORA: Harizaj; Zuna, Shehi, Shiba, Dionellis, Kashari,…

6 minutes ago

Pesë sfidat e Kategorisë së Parë në zhvillim: Pogradeci përballë Orikut, këto janë rezultatet

Kategoria e ParëKanë nisur 5 ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 8-të, të gjitha…

7 minutes ago

Real Madridi shqyrton ofertë deri në 150 milionë euro për Bukayo Sakan

Real Madridi po planifikon një tjetër goditje të madhe në tregun e transferimeve, me yllin e Arsenalit, Bukayo Saka, që…

7 minutes ago

Gjykata Administrative e Apelit pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO: Kthehuni në seanca

Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar vendimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotin e proceseve gjyqësore. Vendimi i…

15 minutes ago