Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë ka bërë të ditur se ka zhvilluar një stërvitje të përbashkët me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në zonën stërvitore Hohenfels, në Gjermani.
None found
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të stërvitjes “Saber Junction 26”, ku ushtarët e Kosovës u përfshinë në trajnim “forcë kundër forcës” me Batalionin e Parë të Regjimentit të 4-të të Këmbësorisë, të njohur si OPFOR.
Sipas njoftimit, ushtrimi kishte për qëllim t’u jepte forcave aleate dhe partnere mundësinë të përballeshin me skenarë të ndryshëm nën presion, duke rritur aftësinë për përshtatje dhe reagim në situata luftarake.
Trajnimi u siguroi gjithashtu pjesëmarrësve përvojë praktike në kushte reale, ndërsa kontribuoi në përmirësimin e shkathtësive luftarake dhe të reagimit nën presion.
Njoftimi i Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë u publikua edhe nga FSK-ja në profilin e saj zyrtar.
Një komplot i dyshuar për vrasje në Greqi, me lidhje të mundshme me shërbimet iraniane të sigurisë, është zbuluar nga…
Një sulm i gjerë kibernetik ka prekur 178 organizata dhe faqe interneti në mbarë botën, përfshirë disa prej emrave më…
Rrjeti i komunikimit të brendshëm sekret i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) në Maryland ka rënë, duke shkaktuar probleme në…
Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca. Vendimi…
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit për dënimin me 12 vite burg të biznesmenit italian Francesco…
Forcat e sigurisë së Kosovës, së bashku me forcat partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria dhe Kroacia, kanë…