Categories: kosovë

Në çështjen gjyqësore të Kukajt, ndaj Komunës së Prishtinës u kërkua kompensim mbi 320 mijë euro

Ka përmbyllur seanca gjyqësore për padinë për diskriminim që qytetari me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj, ka ngritur kundër Komunës së Prishtinës. Gjatë kësaj seance, avokati i paditësit, Sylejman Klinaku, kërkoi që padia të miratohet dhe palës së dëmtuar t’i njihen dy lloje dëmesh në vlerën prej 321 mijë e 215 euro.

Klinaku kërkoi që Komuna të kompensojë dëmin material për karrocën në shumën 150 euro, si dhe për një asistent nga viti 2015 deri më 14.09.2022, sipas pagës minimale të asaj kohe në vlerë 250 euro neto, që sipas tij arrin totalin prej 21,000 euro. Po ashtu, ai kërkoi edhe 300,000 euro për dëm jomaterial, duke e ndërlidhur këtë me dhimbjet shpirtërore dhe frikën e përjetuar nga paditësi për periudhën nga fillimi i vitit 2015 deri më 14.09.2022.

Të lidhura

None found

Sipas tij, për të dy kategoritë e dëmit, material dhe jomaterial, për periudhën nga fillimi i vitit 2015 deri më 14.09.2022, shuma e përgjithshme është 321,150 euro, për shkak të, siç tha ai, diskriminimit të rëndë të shkaktuar nga shkelja e të drejtave të mbrojtura me ligjin e diskriminimit.

Nga ana tjetër, avokatja e Komunës së Prishtinës, Kaltrina Velegu, kërkoi që kërkesëpadia e Faruk Kukajt të hidhet poshtë si e pabazuar, me arsyetimin se paditësi nuk ka arritur të vërtetojë ekzistencën e diskriminimit apo trajtimit të pabarabartë.

Velegu deklaroi se mbeten pranë të gjitha qëndrimeve të paraqitura më herët, përfshirë përgjigjen në padi dhe fjalën përfundimtare të datës 14.09.2022. Sipas saj, paditësi nuk ka dëshmuar as diskriminim, as trajtim të pabarabartë dhe as ndonjë shkelje tjetër të të drejtave të tij nga ana e të paditurës, ndaj kërkoi që padia të refuzohet si e pabazuar.

Ajo ritheksoi gjithashtu se, edhe pas administrimit të provave dhe shqyrtimit të çështjes, pala që përfaqëson Komunën mbetet pranë të gjitha pretendimeve të paraqitura gjatë procedurës. Sipas Velegut, nga ana e paditësit nuk është provuar asnjë veprim diskriminues nga Komuna e Prishtinës, prandaj i propozuan gjykatës që kërkesëpadinë ta refuzojë si të pabazuar.

Në përfundim të seancës, gjyqtari Blerand Rrmoku bëri të ditur se shqyrtimi kryesor në këtë çështje ka përfunduar dhe se aktgjykimi do të hartohet brenda afateve të përcaktuara nga dispozitat e Ligjit të Procedurës Kontestimore. Ai shtoi se vendimi do t’u komunikohet palëve me kohë.

të fundit

Fatmir Limani: After Leaving DUI, They Said I Was Finished, but I Rose Again

I pyetur se cili do të jetë pozicioni i tij pas rikonstruimit të Qeverisë, ministri i i Politikës Sociale, Demografisë…

24 seconds ago

Tërmeti i fortë në Venezuelë/ Babë e bir mbijetojnë nën rrënoja, shpëtohen pas katër ditësh kërkime!

Një baba dhe djali i tij janë nxjerrë gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Venezuelë, katër ditë…

1 minute ago

The agreement is known: VLEN will lead six ministries

VLEN do të udhëheq me 6 ministri me rikonstruimin që do bëhet nga qeverisja aktiale. Në kuadër të pakos së…

1 minute ago

Pesë viktima nga të shtënat me armë në Stade të Gjermanisë, në pranga dy të dyshuar

Një sulm me armë zjarri në Stade, qytet në veri të Gjermanisë, u ka marrë jetën pesë personave.Policia gjermane bëri…

10 minutes ago

A e bashkon “Soravia” Taulant Ballën me Ali Ahmetin?

A është e rastësishme afërsia e deputetit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Ballës, me kryetarin e Bashkimit Demokratik për…

21 minutes ago

Gucati: I kam kërkuar me shkrim që flamuri i UÇK-së të mos përdoret në protestat në Shqipëri

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati në konferencë për media ka…

22 minutes ago