Categories: kosovë

Ndryshimi i kufijve në Ballkan, Lajçak: Ide e rrezikshme

Bashkimi Europian kundërshton me forcë idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan, si metodë për zgjidhjen e konflikteve. I emëruari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e konsideron atë të rrezikshme dhe diçka që i përket së kaluarës.

“E kundërshtoj fuqishëm këtë ide dhe mendoj se është ekstremisht e rrezikshme dhe një ide që shkakton luftë. Nëse e implementojmë këtë ide, do të realizonim ëndrrën e përbashkët të z.Millosheviç dhe Tuxhmanit dhe kjo nuk është diçka që ne duam ta bëjmë.”, u shpreh Miroslav Lajçak.

Se kush qëndron prapa dokumenteve ‘non paper’, një përgjigje të qartë nuk dha, por përgjigja la të kuptohet se bëhej fjalë për Rusinë.

“Ka njerëz që besojnë se zgjidhja për Ballkanin vjen me rivizatimin e kufijve. Por kjo është ajo që dëshironin Millosheviçi, Tuxhman apo Stalini, dhe të gjithë e dimë se cilat ishin pasojat, ndaj nuk duhet të inspirohemi nga ajo ide.”

Lajçak sqaroi dhe pse po qarkullon pikërisht tani kjo ide.

“Fatkeqësisht rruga e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian është bërë më e largët dhe e turbullt, ndaj ky është një motiv. Ne kemi krijuar një boshllëk në rajon dhe të tjerët po e shfrytëzojnë duke ardhur me ide të tjera.”

të fundit

Dosja e AKSHI-t/ Zbardhen bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit: I sistemoj unë gjonat pam pam pam, për Ilir Beqajn do…

Në dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, janë edhe…

16 minutes ago

Prefektja e Shkodrës bëhet lëmsh me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është Live (VIDEO)

Ditën e sotme, të gjithë zyrtarët qendror dhe lokal kanë zgjedhur kishat e qytetit të tyre për të uruar besimtarët…

42 minutes ago

Plagosi një shtetas dhe u arratis nga vendngjarja, arrestohet i riu në Tiranë

Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet R.B. është arrestuar nga policia e kryeqytetit. Mësohet se i riu, gjatë një konflikti…

53 minutes ago

Goli i shënuar e bëri protagonist, projektohet rol kryesor për Armando Brojën

Goli i shënuar nga Armando Broja në ndeshjen ndaj Bornmuthit, ka qenë i rëndësishëm për ekipin e Bërnlit që të…

1 hour ago

Përdorën karburantin e punës në shkelje, pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës, janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se, në…

2 hours ago

Zbardhet dëshmia e vartëses së Ballukut: Firmosa nën trysni, SPAK: Zv.kryeministrja e frikësoi

Vartësja e Belinda Ballukut, rrëfeu para prokurorëve të posacëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH Evis Berberi, që të…

2 hours ago