Tri ditë më parë Kosova ia doli të marrë fitoren e parë në grup, në eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022, pasi triumfoi me rezultatin minimal 0-1 ndaj Gjeorgjisë në një sfidë ku trajneri Bernard Challandes komplimentoi të tijtë për shpirtin e grupit që treguan në fushë.
Mbrëmjen e sotme “Dardanët” do të kërkojnë një tjetër sukses, këtë herë në “Fadil Vokrri” në derbin ballkanik ndaj Greqisë, teksa futbollistët do të ketë mundësi të ndjejnë sërish përkrahjen e publikut në shkallët e stadiumit, ndonëse në një numër të vogël, vetëm 10% e kapacitetit.
None found
Në një grup me Suedinë e Spanjën dhe me këta të fundit që kanë komplikuar rrugëtimin, shanset e Kosovës për të pretenduar kualifikimin janë minimale, megjithatë “Dardanët” janë gati të dhurojnë një tjetër provë force e karakteri, për të blinduar pozitat në vendin e tretë të renditjes.
Për sfidën ndaj Greqisë trajneri Bernard Challandes pritet të hedhë në fushë të njëjtët futbollistë me të cilët fitoi në Tbilisi tri ditë më parë, teksa ndryshimi i vetëm do të jetë në repartin e sulmit, ku rikthimi i Milot Rashicës në formacion, do të dërgojë në pankinë futbollistin e Clermont, Elbasan Rashani.
Përballja Kosovë-Greqi do të startojë në orën 20:45 në “Fadil Vokrri” dhe do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Supersport 3, ku nuk do të mungojnë as komentet e intervistat ekskluzive në përfundim të ndeshjes./ss/
Këtë të shtunë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të marrë pjesë në një aktivitet madhështor në “National Mall” të…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar së fundi se Milan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e…
Në një fjalim të mbajtur në Malin Rushmore, presidenti amerikan Donald Trump u kërkoi qytetarëve të SHBA-së të mbrojnë liritë…
KEDS do të realizojë punime në rrjet sot. Me këtë rast, në disa zona do të ketë shkëputje të kufizuar…
Ukraina po shfaq shenja se po fiton epërsi në përballjen me Rusinë, teksa ka dëshmuar se është në gjendje të…
Këtë të shtunë, do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vendin tonë. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do…