Tri ditë më parë Kosova ia doli të marrë fitoren e parë në grup, në eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022, pasi triumfoi me rezultatin minimal 0-1 ndaj Gjeorgjisë në një sfidë ku trajneri Bernard Challandes komplimentoi të tijtë për shpirtin e grupit që treguan në fushë.
Mbrëmjen e sotme “Dardanët” do të kërkojnë një tjetër sukses, këtë herë në “Fadil Vokrri” në derbin ballkanik ndaj Greqisë, teksa futbollistët do të ketë mundësi të ndjejnë sërish përkrahjen e publikut në shkallët e stadiumit, ndonëse në një numër të vogël, vetëm 10% e kapacitetit.
Në një grup me Suedinë e Spanjën dhe me këta të fundit që kanë komplikuar rrugëtimin, shanset e Kosovës për të pretenduar kualifikimin janë minimale, megjithatë “Dardanët” janë gati të dhurojnë një tjetër provë force e karakteri, për të blinduar pozitat në vendin e tretë të renditjes.
Për sfidën ndaj Greqisë trajneri Bernard Challandes pritet të hedhë në fushë të njëjtët futbollistë me të cilët fitoi në Tbilisi tri ditë më parë, teksa ndryshimi i vetëm do të jetë në repartin e sulmit, ku rikthimi i Milot Rashicës në formacion, do të dërgojë në pankinë futbollistin e Clermont, Elbasan Rashani.
Përballja Kosovë-Greqi do të startojë në orën 20:45 në “Fadil Vokrri” dhe do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Supersport 3, ku nuk do të mungojnë as komentet e intervistat ekskluzive në përfundim të ndeshjes./ss/
Këtë të enjte, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, përmes një postimi në “Facebook”, ka ndarë një lajm të trishtë, pasi…
Një plan i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendra kthimi” në vende të treta tregon…
Këtë të enjte, deputeti i PD në Lushnje, Saimir Korreshi, ka ironizuar me tone të ashpra në Kuvend, ku ndryshe…
Pas eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania, Egli Tako është gati të rikthehet në skenën muzikore me një…
Seanca e radhës ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”, u shoqërua me tensione të forta mes avokatëve dhe…
Në seancën e sotme plenare, kryedemokrati Sali Berisha, ka denoncuar sërish Taulant Ballën, se është i akuzuar në sallë gjyqi…