Arben Rugova, ish-gazetar dhe zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare.
Rugova ndërroi jetë ditën e djeshme. Ai do të përcillet për në banesën e fundit, ditën e enjte në vendlindjen e tij Hakaj, komuna Plavë, Mal i Zi, ora 15:00.
“Me zemër të thyer njoftojmë se të hënën, më datën 18 mars 2024, në moshën 52-vjeçare ndërroi jetë i yni, Arben (Jakup) Rugova. Varrimin e kryejmë të enjten, më 21 mars, në orën 15:00 në fshatin e vendlindjes Hakaj, komuna Plavë – Mal i Zi. Ngushëllimet i pranojmë të premten, 22 mars, në shtëpi të lindjes po në Hakaj, kurse në Prishtinë të dielën, më datën 24 mars, në Hotel Grand, prej orës 9:00 deri në orën 17:00. Arbeni u trashëgua nga bashkëshortja Mina, djali Rioni dhe vajza Sena”, shkruhet në njoftimin e familjarit të tij, Ragip Rugova.
Lidhur me vdekjen e Rugovës ka reaguar edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e cila ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zyrtarit të MPJD-së, Arben Rugova.
Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan Rugova do të mbetet gjithmonë njeri i dashur, i respektuar dhe punëtor.
“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, gazetarit, diplomatit dhe zyrtarit të MPJD-së, z. Arben Rugova. Në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Rugova, kolegët e punës, shokët dhe gazetarët që punuan gjatë bashkë me Arbenin.
Arbeni do të mbetet për ne një njëri i dashur, i respektuar dhe punëtor”, shkruan ministrja në Facebook.
Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të organizojë një samit trepalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir…
Një pikë shërbimi automjetesh është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur, “Kthesa e Patosit”. Ndërkohë në…
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi masa të ashpra kundër protestuesve antiqeveritarë, duke paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren hapa të mëtejshëm,…
Banka e Shqipërisë ka vendosur nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke i pezulluar dhënien e kredive…
Gjesti ka surprizuar ndjekësit duke shfaqur një pamje krejt të re me flokë rozë, një transformim që e ka ndarë…
Pas një ndalese të shkurtër në Firence, këngëtarja vazhdoi të shtunën për në Siena për festivalin Palio di Siena, një…