kosovë

Ndarja nga jeta e Enver Petrovcit, reagon Albin Kurti: Kosova humbi një thesar kombëtar!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktori dhe regjisorit Enver Petrovci në moshën 71-vjeçare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se sot Kosova humbi një thesar kombëtar, por trashëgimia e tij artistike do të përcillet brez pas brezi.

“Sot Kosova humbi një thesar kombëtar, por trashëgimia e tij artistike do të mbetet e gjallë, pasuri e përbashkët që institucionet tona dhe komuniteti i artistëve do ta ruajnë e përcjellin brez pas brezi”, shkruan ai, ndërsa i ka shprehur ngushëllimet familjes, kolegëve dhe të gjithë artdashësve.

“Me rolet e tij të paharrueshme dhe profesionalizmin e përpiktë, ai e ngriti teatrin dhe filmin tonë në skenën vendore, rajonale dhe evropiane”, shkruan Kurti.

Postimi i plotë

Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit, regjisorit dhe pedagogut tonë Enver Petrovci. Kujtesa energjike dhe qartësia e mendimit e bënin të veçantë: në çdo takim përçonte frymëzim me liri shprehjeje, kurse me vështrime lucide e humor vitruoz ndriçonte çdo bisedë.

Para veprës së tij shtrihet një kaleidoskop artistik i pamasë. Ai ishte themelues i Teatrit “Dodona” dhe i Shkollës së Aktrimit, profesor në degën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës, i dashur për aq shumë gjenerata studentësh. Me rolet e tij të paharrueshme dhe profesionalizmin e përpiktë, ai e ngriti teatrin dhe filmin tonë në skenën vendore, rajonale dhe evropiane.

Sot Kosova humbi një thesar kombëtar, por trashëgimia e tij artistike do të mbetet e gjallë, pasuri e përbashkët që institucionet tona dhe komuniteti i artistëve do ta ruajnë e përcjellin brez pas brezi. Ngushëllime të përzemërta familjes, kolegëve dhe të gjithë artdashësve.

Kush ishte ikona e kinematografisë

Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Është një aktor dhe regjisor shqiptar. Fillimishtë studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

Ai ka arritur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212” me rolet e luajtuara aty u bë i njohur në mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar si një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe.

Pas mbarimit të luftës në ish Jugosllavi, pas vitit 1999 vazhdoi me sukses karrierën e tij artistike kryesisht në trojet shqiptare, në Kosovë, Shqipëri por edhe më gjerë.

Interpretimet e tij në film ishin gjithashtu shumë të mirëpritura duke arritur famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, shqiptare dhe ndërkombëtare.

Është njëri nga themeluesit dhe profesorët e parë të degës së Artit Dramatik pranë Fakultetit të Arteve në Univerisitetin e Prishtinës. Pra, në vitin 1989 ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës, ku dhe formohen kuadro të reja të aktorëve në Kosovë.

të fundit

Takimi Dumani-Lamallari/ Bardhi: Prioritet i SPAK të jetë lufta kundër korrupsionit qeveritar

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas takimit të Kreut të SPAK, Altin Dumanit dhe ministrit…

11 minutes ago

Diplomati britanik dëshmon në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë: S’ka pasur dëshmi për Shtab të Përgjithshëm të UÇK-së në kuptimin ushtarak

Diplomati britanik, John Stewart Duncan po vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë…

25 minutes ago

Parashikimi i motit për ditën e martë, ja sa do të shkojnë temperaturat

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët në…

57 minutes ago

I japin fund beqarisë në fshehtësi/ Mirlind Daku i dhuron unazën e martesës ish-banores së BBVK

Ditën e djeshme, një lajm i papritur ka tronditur botën e showbizit: Vesa Vllasaliu dhe futbollisti Mirlind Daku janë martuar…

1 hour ago

SPAK nxjerr blof Erion Veliajn: S’ka bërë kërkesë për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet ditën e nesërme për të përcaktuar fatin e Erion Veliajt ndërsa ky i…

1 hour ago

Bebe Rexha surprizon me ndryshimin e ri të flokëve

Bebe Rexha ka habitur ndjekësit e saj me një transformim të papritur në pamjen e saj. Këngëtarja me famë botërore…

1 hour ago